4 Prill 2025, 11:14
Nga M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Perlleshaj për masën e sigurisë “arrest me burg”. Perlleshaj akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. I mituri që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie.
Mbrojtja e të miturit pretendote në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.
Disa ditë me parë gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim te tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’i ulte 1/3 e masës së dënimit.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
vrasja e martin cani
Aktualitet
4 Prill 2025, 10:41
I.A
Margarita Xhepa
TIRANË- Trupi i pajetë i ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka mbërritur në ambie...
Aktualitet
4 Prill 2025, 10:22
foto ilustruese
TIRANË- Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parki...
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 34-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se pë...
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:43
M.B
Foto ilustruese
TIRANE- 50-vjeçari Arben Goxha, i cili ishte shpallur në kërkim për importin nga Brazili të mishit të ...
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:39
E. D
TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA-së, Altin Morina. Policia b&...
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:10
M.B
Foto ilustruese
BERAT- Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike....
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:04
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 66-vjeçar në Shkodër është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:53
E. D
foto ilustruese
PRIZEREN- Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit t&...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:35
E. D
Altin Morina
ITRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arr...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:14
E. D
Altin Morina
TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit &ldq...