Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mediat greke e cilësojnë vrasjen e Migenës si një krim krim brutal, pasi u vra teksa flinte me vajzën e saj dyvjeçare.
GREQI- Mediat greke janë tronditur nga vrasja e nënës së dy fëmijëve, Migena Sinanit në Shkozë. 'Protothema' nis artikullin duke bërë një krahasim me vrasjen e Caroline Crouch, vrasje e cila u bë kryefjalë në Greqi dhe në Shqipëri për muaj e radhë.
Ato e cilësojnë vrasjen e Migenës si një krim krim brutal, pasi u vra teksa flinte me vajzën e saj dyvjeçare.
"Autori është vetëvrarë në oborrin e shtëpisë. Autori i vrasjes, dy prindërit e tij të moshuar, si dhe vëllai i Ergonit me bashkëshorten Migena dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 2 vjeç, banonin në pallatin përdhesë të dëmtuar nga tërmeti. Në mënyrë tragjike, vajza 2-vjeçare ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj pasi flinte në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte me gjyshërit.
Policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e viktimës, i cili punonte si shofer taksie. Ai tha se kishte dëgjuar disa herë vëllanë e tij duke i bërtitur viktimës: “Do të të vras”.
Kur autoritetet mbërritën, gjetën armën në anën tjetër të oborrit, e cila nuk lidhet me skenarin e vetëvrasjes së sulmuesit. Dyshimet fillestare të hetuesve ishin se arma ishte marrë nga një person tjetër, në tentativë për të asgjësuar provat. Megjithatë, pas marrjes në pyetje, autoritetet dolën në përfundimin se babai i autorit e kishte lëvizur armën. Ku dhe si e gjeti autori armën mbetet mister, ndërsa hetimet vijojnë."- shkruhet në artikull, duke bërë një përmbledhje të ngjarjes së rëndë.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.
Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti Babis Anagnostopoulos, para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Ajo u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, dhe Anagnostopoulos organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t'i ulej dënimi prej 27 vitesh./Dosja.al
Furgoni me armë DURRËS- Detaje të tjera u zbuluan pas kapjes së një furgoni me armë në Portin e Durrësit. Lidhur me...
Prokuroria TIRANË- Gjatë vitit të kaluar u shtuan hetimet për korrupsion. Në analizën e prokurorisë së përgjit...
Foto ilustruese Në Shqipëri, lindjet vijonë të bien në mënyrë të vazhueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë...
Urbani TIRANË- Ky është momenti kur autobusi i linjës së Institutit është përfshirë nga zjarri në Tiran&e...
Autobusi TIRANË- Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë ditën e sotme teksa ishte në ecje e sipër n&eu...
Eral Myftaraj TIRANË- Biznesmenit Eral Myftaraj i mbërriti një mesazh në telefon: Tërhiqu nga tenderi që ke fituar ose do t&e...
Aksident TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Siç shihet në fotot e publikuara nga 'JOQ', mjeti ka p...
Ndertimet VLORË- Ditën e sotme, në rrugën dytësore në Lungomare është shfaqur një ndërtim pa leje i cili ...
Te ndaluarit DURRËS- Nëna e Alban Velës, 17-vjeçarit i cili u arrestua nga Policia e Durrësit për shpërndarjen e ...
Skuteri ITALI- Dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Mediat italiane raportojnë se 17-vje&c...