Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mesditën e sotme policia gjeti makinën dhe shoqëroi 2 turistë të huaj të cilët thanë se kanë marrë një shtëpi me qira në Kukel dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen.
TIRANË- Vrasja e biznesmenit të njohur Ardian Nikulaj ende s'ka autor. Kur kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi, grupi hetimor ende s'ka pikasur autorin, i cili dyshohet se ishte i paguar. Teksa hetimet vijojnë, mesditën e sotme policia gjeti makinën dhe shoqëroi 2 turistë të huaj të cilët thanë se kanë marrë një shtëpi me qira në Kukel dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Por, pas intervistimit ata u lanë të lirë, pasi u konfirmua se nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit dyshohet se ka shërbyer si informator. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi anglezi, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për ditët në vijim në vendin ton&...
Christiane Hohmann TIRANË- Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann në një komunikim për mediat u ...
Policia LEZHË- Arrestohet Aleksandër Ramaj. Policia bën të ditur se ky person, ka plagosur me thikë një 27-vjeçar n&eu...
Foto ilustruese KAVAJË-Tre të mitur kanë dëmtuar derën hyrëse të KZAZ-së nr. 42, e cila është e vendosur ...
Foto ilustruese ITALI- Një ngarkesë prej 2 tonësh kokaine u gjet nga deti në Katania. Ishin 70 pako të lidhura me rrjeta që n...
Edmond dhe Eduard Trushi ITALI- “Nëse i shihni, telefononi 112”. Ky është apeli i Policisë të cilët dyshojn...
Fadroma e djegur SHKODËR- Digjet fadroma bashkinë në Shkodër. Bashkia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e ...
Arrestim TIRANË- Një 25-vjeçar nga Kavaja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane ...
Vjedhja VLORË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë për vjedhje. I riu me emrin Ge...
Karabineriet ITALI- Një 27-vjeçar me kombësi shqiptare është vënë në pranga nga Policia pasi është kapu...