21 Shkurt 2023, 13:25
Nga k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në seancën e sotme, organi i akuzës ka kërkuar para togave të zeza masën e sigurisë "arrest shtëpie" 6 policë policë. Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.
Avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj Policët kishin dijeni për makinën me elementë të armatosur, madje shtoi se policët kishin gjithashtu dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur.
“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë,”- tha avokatja e familjes Xhuvani.
Si ndodhi vrasja?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al
vrasja e pjerin xhuvani pjerin xhuvani
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:05
k.m.
Foto ilustruese
Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fiz...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
A.B
Makina
BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para t&eu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
k.m.
Alqi Bllako dhe Lefter Koka
TIRANË- Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën parapr...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:06
k.m.
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
MYKONOS- “Ishte thjesht një keqkuptim,”-kështu thotë e reja për vrasjen e shqiptarit Jul...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:45
A.B
Policia
TIRANË-Ditën e sotme janë vënë në pranga 6 punonjës policie në Portin e Durrësit. Ata akuzohen pë...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:37
A.B
Porti
TIRANË- Arrestohen 6 punonjës të Policisë në Portin e Durrësit. Agjensia e Mbikqyrjes Policore bën të ditur s...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:24
A.B
Porti i Durresit
DURRËS- Një 36-vjeçar dhe një 55-vjeçar janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi janë kap...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:10
A.B
Mesim
Një student që përfundon universitetin në profilin Gjuhë-Letërsi dhe kryen më pas një master shkencor 2-vje&c...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:09
A.B
Droge
VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur me lëndë narkotike kanabis. G...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:04
f.g
Arben Spahiu, Arsen Preci
TIRANE- Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, dy të arrestuarit për atentatin e dështuar që deri më tani ...