LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit! Gjykata s'pranon kërkesën për riekspertimin e ngjarjes, avokatja e të ndjerit: Pamjet janë të tmerrshme, Paplekaj ishte i vendosur për të vrarë

Seanca sot nisi me përplasje, pasi ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, kërkoi që të dilnin jashtë kamerat e mediave. 

11 Janar 2023, 18:53 Nga k.m.
Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit! Gjykata s'pranon kërkesën për
Arbër Paplekaj dhe Mirash Martini

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orësh në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Seanca sot nisi me përplasje, pasi ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, kërkoi që të dilnin jashtë kamerat e mediave. 

Në seancën e kësaj të mërkurë u shqyrtuan pamjet filmike që Prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen, ndërsa Paplekaj ka këmbëngulur që të ribëhet akti i ekspertimit. Kjo pasi në seancën e mëparshme, avokati i tij, Mirash Martini kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi sipas tij nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës. Por kërkesa e avokatit u hodh poshtë me pretendimin se kjo çështje të hetohet nga ekspert të pavarur. Teksa Martini bëri kërkesën, avokatja e familjarëve të Xhuvanit, Rezarta Tahiraj në përfundim të seancës së sotme të procesit për vrasjen e mjekut dhe aktivistit politik Pjerin Xhuvani tha: Në planin njerëzor ishte e tmerrshme të shikoje atë video të vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani. Si avokate deklaroj se ato video janë prova ekselente që gozhdojnë me përgjegjësitë e tyre të renda vrasësin Arbër Paplekaj por edhe të gjithë policët dhe komandantët e tyre. Ajo vrasje nuk do të ishte kryer dhe askush nuk do të ishte plagosur nëse policia do të kishte identifikuar dhe çarmatosur cilindo që ishte në atë vend. Vrasësit policia u lejoi kohën për të vrarë dhe arratisur i armatosur duke e vënë në kushte madje për të vazhduar për të vrarë dhe pra për të përmbushur një tragjedi. Videot që pamë në gjykatë konfirmuan sesa i madh ishte vullneti për të vrarë që ka pasur vrasësi. Pasi ka qëlluar goditjen e parë të pistoletës ka qëlluar akoma shumë herë me vendosmëri precize për të vrarë atë njeri të pa armatosur. Familjaret e viktimës nga unë të përfaqësuar për rolin e palës civile ia kemi besuar drejtësisë fatin e vrasësit. Unë si avokat uroj që drejtësia të jete ekzemplare, mbi të gjitha në këtë proces ku provat janë shumë evidente dhe të rëndësishme.

Ndryshe nga ajo, kurse avokati i Paplekajt nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Gjyqi i radhës është caktuar për më 22 janar, pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve. Është një listë e gjatë me 68 emra që prokuroria i ka thirrur për të dëshmuar ne gjyq, e ku mungojnë edhe emrat e politikaneve të dy kaheve politike, por nuk është Gazment Bardhi, i cili ishte shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

arbër paplekaj mirash martini vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj