LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperti i sigurisë: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional

Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

11 Janar 2023, 17:09 Nga k.m.
Eksperti i sigurisë: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve
Lavdrim Lita

Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve në media. Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

I ftuar së fundmi në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth situatës së krijuar në Shqipëri, pikërisht prej sulmeve të hakerave, Lavdrim Lita, Ekspert Sigurie në Qendrën George C. Marshall Albania, ka theksuar se sulmet janë të koordinuara, të sponsorizuara nga shteti i Iranit, në bashkëpunim edhe me organizata që veprojnë në Rusi.

“Sigurisht, sulmet janë të pavarura, sepse kanë filluar me sistemet e AKSH-it, sistemet e Policisë, sistemet e SHISH-it dhe tani janë zgjeruar edhe në sektorin privat, ku bankat dhe telekomunikacioni kanë qenë në syrin e sulmit. Dalja e këtyre provave ditën e djeshme, pas dy javësh heshtjeje, përkonte edhe me skandalin e pastrueses në shtëpinë e një zyrtareje. Këto kanë ndodhur për të krijuar një pështjellim, për të destabilizuar Shqipërinë, të paktën deri në 14 maj, kur janë edhe zgjedhjet lokale. Dhe këto sulme ne duhet t’i shikojmë si pjesë e zgjeruar e një sulmi që i bëhet Shqipërisë nga aktorë të vendeve të treta”.

Më tej, eksperti ka sqaruar se sulmet është e veshtirë të parandalohen, qoftë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sepse:

“Sulmuesit përdorin një teknikë që quhet Teknika Sleeping, ku ata infektojnë sistemet 2-3 vite më herët dhe i aktivizojnë kur kanë interes të krijojnë destabilizim. Pra, këto sulme mund të jenë bërë në kohë paqeje, në një kohë 5 vjeçare dhe sistemet nuk kanë raportuar, firewall-et e tyre nuk kanë detektuar infektimin dhe ata që e krijojnë sulmin, në këtë rast Organizata Iraniane dhe Ruse, kanë aktivizuar këto viruse, sepse kanë interes politik dhe strategjik për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë... dhe komunikimi i djeshëm ishte për të përhapur pështjellim, duke thënë “shikoni ku i kanë çuar lekët qeveritarët që i marrin edhe nga MEKU, që sulmi të kishte këtë target.”

Sipas ekspertit, deri më sot, përveç AKSHI-t i cili ka qenë transparent në botimin e një raporti pas atij të FBI-së, të Microsoft-it, asnjë institucion tjetër nuk ka botuar një raport për ndërhyrjet kibernetike në sistemet tona, çka nuk e ka bërë Policia e Shtetit, as Shërbimi Informativ. Lita ngre zërin për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve publike e private, çka mund të arrihet, sipas tij, përmes shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Kibernetike, të cilën AKCESK-u (Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe Certifikimin Elektronik) e ka të detyrueshëm kur shikon se gjendja po agravohet dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.  

“Ne kemi parë kohët e fundit se bashkëpunimi ruso-iranian është shumë intensiv dhe i thellë dhe përfshin shumë fusha, jo vetëm në aspektin ushtarak, në furnizimin e Rusisë me inteligjencë dhe nga ana e Iranit, me raketa e drone, por kemi parë se ata kanë koordinim edhe në luftën kibernetike të NATO-s. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend i vogël dhe me burime njerëzore të kufizuara, nuk mund të përballojë e vetme të gjithë investimin disavjeçar dhe miliarda euro të Iranit për të goditur një vend dhe ne duhet ta ngremë si qeveri edhe si shtet në nivel të aleancës së NATO-s të kemi një mbrojtje më të madhe, edhe të kemi një koordinim për të pasur dhe një kundërsulm, sepse këto gjëra, nëse bëhen shumë të mëdha dhe serioze, mund të krijojnë konflikte sociale dhe ky është qëllimi mesa duket”, vazhdoi Lita, duke shtuar se sulmet po ndodhin edhe në vende të tjera te rajonit.

“Kanë ndodhur në Malin e Zi, jo në këto nivele, sepse Rusia edhe pse Mal i Zi është pjesë e Ballkanit dhe pjesë e NATO-s, ka interesa më të mëdha atje. Përsa i përket Shqipërisë, armiku jonë i padeklaruar që na ka shpallur luftë kibernetike është Irani në bashkëpunim me Rusinë që ofron infrastrukturën për të goditur sistemet tona. Të bëra të qarta këto edhe nga investigimi i FBI-së, Microsoft-it dhe Raporti i AKSHI-it, i cili ishte profesional për të identifikuar sistemet e për të monitoruar në avancë, nëse këto sisteme do të riaktivizohen, por nga gushti i këtij viti ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili sipas mendimit tim do të vazhdojë deri në 14 Maj.”

lavdrim lita akshi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës