LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja në Shkodër për qira e faturat e ujit& dritave, Lekë Vuksani telefonoi djalin e xhaxhait: Vrava Petritin…

Për të zbardhur ngjarjen, në pyetje është marrë edhe Pal Vuksani, djali i xhaxhait të Lekës, i cili tregon se Deda i kishte thënë pas ngjarjes se Leka kërkonte komunikim me të dhe pasi ka marrë numrin ka folur dhe Leka që i kishte konfirmuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin. Pas kësaj nuk ka mundur të komunikojë më, pasi telefoni i Lekës i dilte i fikur.

4 Maj 2023, 19:43 Nga k.m.
Vrasja në Shkodër për qira e faturat e ujit& dritave,
Petrit dhe Lekë Vuksani

SHKODËR- Ekzekutimi me 6 plumba kallashnikovi i Petrit Vuksanit, ka ndodhur pasi kushëriri i tij Lekë Vuksani nuk pranonte që t'i jepte paratë e qerasë dhe faturat e ujit e të energjisë elektike. Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari Elton Qyno, i cili shkruan "OraNews", Petriti, kishte mbërritur nga Anglia, duke kërkuar llogari kushëririt të tij Lekë, se pse nuk i kishte paguar në kohë të gjithë faturat; ndërsa Lekë Vuksani i mori jetën. Pas vrasjes, autorika telefonuar djalin e xhaxhait të tij, duke i pohuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin.

Për të zbardhur ngjarjen, në pyetje është marrë edhe Pal Vuksani, djali i xhaxhait të Lekës, i cili tregon se Deda i kishte thënë pas ngjarjes se Leka kërkonte komunikim me të dhe pasi ka marrë numrin ka folur dhe Leka që i kishte konfirmuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin. Pas kësaj nuk ka mundur të komunikojë më, pasi telefoni i Lekës i dilte i fikur.

Pasi ka kryer vrasjen Lekë Vuksani nuk ka ditur ku të shkojë, ndaj dhe ka 'qarkullluar' për pak kohë derisa ka shkuar tek banesa e Katerina Cunit, në lagjen “Pjetër Budi” në Shkodër, ku kishte hyrë për tu fshehur në Shkodër. Në kërcënimin e armës, ai e ka mbajtur peng, së bashku me fëmijën e saj tetraplegjik. Derisa Policia ka marrë informacion mbi vendndodhjen e tij dhe ka filluar negociatat për dorëzimin e Lekë Vuksanit. Vuksani ka pranuar të dorëzohet dhe më pas, Policia ka gjetur dhe armën e krimit.

Marina Ukaj, e cila është e dashura e viktimës Petrit Vuksani, e cila me vete kishte edhe vajzën e saj 10-vjeçare, tregoi se pas divorcit kishte kërkuar shtëpi me qira për të jetuar. Shtëpi me qera kishte gjetur në lagjen Skërderbeg, ku edhe ishte njohur me Petritin dhe kishte paguar qira me vlerë 12.000 lekë të reja në muaj deri para rreth 3 muajve, kur ka dalë me qira në një banesë tjetër përballë varrezave katolike.

Ajo kishte rreth një vit që kishte krijuar lidhje me Petritin, me të cilin tregon se do të martohej, pas përfundimit të divorcit me ish-burrin e saj. Po ashtu, Petriti kishte vite i divorcuar dhe ish-gruaja e dy vajzat e tyre jetonin në Itali. Megjithatë shton se Petriti nuk i tregonte asaj për problemet dhe nuk kishte dijeni nëse ai kishte konflikt me Lekën apo jo. E vetmja gjë që tregon është se me autorin është njohur nga i dashuri i saj, i cili i kishte kërkuar t’i lajë rrobat pasi i ishte prishur lavatriçja.

Në ditën e ngjarjes Marina Ukaj tregon se ka parë Petritin të çojë për të rregulluar dy lavatriçe dhe vetë ajo është larguar për të takuar avokatin e divorcit, e më pas ka pirë një kafe me një shoqe tek zona e spitalit. E kur është kthyer më pas në banesë, e ka gjetur 51-vjeçarin të shtrirë dhe pa shenja jetë në banesë.

Ajo ka menduar se ai është rrëzuar dhe menjëherë ka dalë jashtë për të kërkuar ndihmë, por në atë moment në banesë ngjitur punonjësi i policisë, Lul Kola (jashtë shërbimit) që banonte aty pranë, ai ka thënë se Petritin e kishin vrarë.

Të dy, më pas kanë njoftuar Policinë e Shkodrës. 

vritet petrit vuksani leke vuksani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj