LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dëshmia/ 50-vjeçari rrëfen si përleshja me Erjon Pelivanin përfundoi në vrasje: Po i bërtisja me përdhunove fëmijën dhe ai qeshte

Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

16 Janar 2024, 09:00 Nga N.F

Zbardhet dëshmia/ 50-vjeçari rrëfen si përleshja me Erjon

Fatmir Tarellari dhe Erjon Pelivani

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila u regjistrua pak ditë më parë në Greqi ku 50-vjeçari shqipar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani. Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë,” u  shpreh 50-vjeçari. 

Më tej para gjykatës Tarellari u shpreh se rrëfimin nga vajza e kishte dëgjuar pasi i kishte kërkuar shpjegim se përsë nuk kishte paguar qeranë e banesës ku jetonte pasi 50-vjeçari i kishte dërguar para. Ai më tej ka insistuar duke i kërkuar asaj se ku i kishte shpenzuar paratë.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t'i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim. Pa i zbuluar 18-vjeçarja personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari mbështeti vajzën e tij dhe i qëndroi në krah ndërkohë që kërkoi një psikolog. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij ku më në fund vajza i zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. 

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore i shtua ndjenja e tradhtisë,” shtoi 50-vjeçari sipas mediave greke.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t'u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t'i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën dhe u takuan në vendin ku i kishte dhënë gruaja e 50-vjeçarit. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon të fliste me vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. 

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Peliani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka vrapuar duke ndryshuar vazhdimisht drejtime si dhe ka tentuar ta sulmojë 50-vjeçin për t'i marrë armën.

Për t'u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj u përleshën dhe 33-vjeçari tentoi t’i hiqte karikatoren dhe më pas është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje. Tarellari pas ngjarjes u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur ku më pas u dorëzua.





greqi vrasje fatmir tarellari erjon pelivani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj