6 Qershor 2026, 13:13
Nga E.d
Foto ilustruse
KURBIN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 57-vjeçare në Kurbin, pasi dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës. E arrestuara është 57-vjeçarja Violeta Shpani, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një mjeke, e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.
Njoftimi
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”. Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin. Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja Violeta Shpani.
Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.
Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale. Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.
Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore./Dosja.al
kurbin policia 57-vjeçare
Aktualitet
6 Qershor 2026, 12:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndrhsuar sërish çmimet e karbuarteve. Përmes një njoftimi për sht...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 12:34
E.d
Eglant Koçi
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Eglant Koçi, 34-vjeçari i cili ka humbur kontakt...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 12:14
E.d
Foto nga një pankartë në protestën e Vlorës
VLORA- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Dajla...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 12:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Efektivi i policisë i cili u plagos dy ditë më parë në një operacion policor në Maliq ndodhe...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 11:42
E.d
Pamje
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e shtatë në Tiranë, nga qytetarët të cilët kërkojn...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 11:11
E.d
Pamje
ITALI- Protesta kundër projektit të Zvërnecit po zhvillohet edhe në Itali, pas tubimeve të oragnizuara ditën e djeshme ...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 10:30
E.d
Viktima Klevis LLeshi
TIRANË- Sajmir Kolaveri, 44-vjeçari i cili vrau dhe fshehu kufomën e Klevis Lleshit është e...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 10:21
E.d
Foto nga shtëpia që iu vendos tritol
LEZHA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëng...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 10:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Procesi i pikëzimit për garën për drejtor policie në 4 qarqe ka përfunduar. Kjo ka mundë...
Aktualitet
6 Qershor 2026, 09:48
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, ku një makinë ka...