Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Muskurti u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:
1. “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2. “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
3. “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet.
Njoftimi:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit A. M., ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në referim të neneve 379 e vijues të K.Pr.Penale, 79/c, 278/1, 55 të K.Penal, në emër të Republikës,
VENDOSI
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit D.M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases N.. M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës te “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. M., të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 30.08.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.
SI NDODHI KRIMI?
Vrasja e dyfishtë ndodhi pasditen e 30 gushti në kryeqytet. 38-vjeçari Arsen Muskurti vrau me armë zjarri Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë seancës ai u shfaq i përlotur duke u shprehur se kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të vëllait e kunatës, pas konflikteve për pronat./Dosja.al
pamje nga vendngjarja FIER- Një protestë është zhvilluar para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Mar...
foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi është kërcënuar ditën e sotm...
foto ilustruese TIRANË- Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa or&e...
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë sot informacione në lidhje me lajmin e publikuar dje mbi arrestimin e Dorjan S...
TIRANË- Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë...
Lefter Koka TIRANË - Ish- Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar lirimin e tij, përmes një kërkese drejtuar Gjykatës...
Amar Shkëmbi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme Amar Shkëmbin. Mësohet se në ...
Foto ilustruse TIRANË – Policia ka arrestuar sot punonjësin e policisë me detyrë Ndihmës Specialist në Pikën e Kal...
Foto ilustruse TIRANË – Policia ka arrestuar sot një 30-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të r&...
Foto ilustruese TIRANA- Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përball...