LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Do bëjmë vetëm dy dhëmbë, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi, mjekja….   

Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.

15 Tetor 2025, 14:50 Nga E. D
Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Do
foto ilustruese

TIRANË- Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho. Në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë.

Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.

Mjekja i ka thënë prindërve se do të bëhet ndërhyrje në dy dhëmbë, dhe se për shkak se fëmija nuk bashkëpunonte, i kanë bërë një gjilpërë në krahë për ta vënë në gjumë, e më pas e kanë futur në anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha është shprehur se kjo është teknikë që përdoret gjerësisht dhe nuk i rrezikon jetën.

Pasi është futur në sallë, fëmijës i janë bërë ndërhyrje në 14 dhëmbë, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qenë e nevojshme dhe është bërë që të mos i nënshtrohej fëmija një tjetër anestezie. Familjarët e Brianit pretendojnë se kanë folur vetëm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes në Urdhrin e Stomatologut, është paraqitur për ngjarjen një tjetër mjeke, e cila ka kryer ndërhyrjen. Ina Xhaxho ka deklaruar se ndërhyrjen e ka kthyer mjekja tjetër, e punësuar në klinikën e saj, por prindërit deklarojnë se nuk kanë pasur kontakt më parë me mjeken në fjalë.

“Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut për të kërkuar informacion se çfarë inspektimi kishin bërë ata për Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha që tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho për të dhënë shpjegime për rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar që të paraqitej dhe në vend të saj kishte dërguar një dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte bërë një deklaratë, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se ndërhyrjen te djali i tij e kishte bërë ajo dhe që bërja e grafisë nuk ishte nevojshme. Thekson se këtë shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka pasur dijeni që punonte në klinikën e stomatologes Ina Xhaxho”, thuhet në dosje.

Por çfarë thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha?

Disa orë pas mbarimit të kësaj ndërhyrjeje, mjekët e kanë nxjerrë djalin nga klinika në gjendje të përgjumur dhe rreth orës 23.00, ai e ka dërguar djalin në gjendje të rëndë shëndetësore (koma) në  Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku fëmija ka ndërruar jetë.

Në vazhdim të hetimeve, janë pyetur prindërit e viktimës së mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktimës shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar në klinikën “Splendent” dhe ka kërkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.

Ai nuk e njihte më parë fizikisht, por ia kishin thënë si emër dhe nga rekomandimet e marra për klinikën dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi të bisedonte për rregullimin e dhëmbëve të djalit. Recepsionistja e ka çuar në një zyrë ku një grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte një përparëse të bardhë, në të cilën ishte shkruar emri “Ina Xhaxho”.

Pas ngjarjes ai e ka parë në rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi që ai ka folur për ndërhyrjen dentare të djalit dhe që i ka thënë që do e bënte ajo ndërhyrjen. Atë ditë ai ka qenë vetëm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka bërë të ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i thënë që ai kishte shqetësime në dhëmbë dhe duhet t’i bëhej edhe pastrimi i gurrëzave pasi i ishin nxirë dhëmbët dukshëm.

Gjithashtu, ai i ka bërë të ditur stomatologes që djali rreth moshës 9 muajsh kishte bërë një operacion në zemër dhe i ka treguar edhe një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja, ku ai kishte shkruar që djali ishte mirë dhe mund t’i nënshtrohej çdo lloj ndërhyrje. Në atë moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh për rastin e djalit i tha që “ne fëmijëve të vegjël ia bëjmë ndërhyrjen me anestezi”.

Të njëjtën gjë i tha edhe Ina Xhaxho, që mbushja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël bëhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha për ndonjë alternativë tjetër për rregullimin e dhëmbëve, por vetëm i tha për mbushjen pasi ai i tha që i ka të prishura dhe i dhëmbin. Ajo i tha që procesi zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë për 45 minuta. Ata e lanë që ndërhyrja të bëhej në datën 21.09.2025, djali duhej të vinte esëll dhe të mos ishte i sëmurë. Këtë ditë stomatologia Ina Xhaxho i tha që një ditë para datës së ndërhyrjes t’i niste foto të gojës së djalit, të cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho në whats App, tek numri i saj.

Atë ditë shtetasi Bledar Spahiu la takim për rregullimin e dhëmbëve, për datën 21.09.2023, por në këtë datë djali ka qenë me virozë dhe nisur nga këshilla e stomatologes e njoftoi me telefon për të lënë orar tjetër dhe e lanë për ta bërë ndërhyrjen, në datën 28.09.2023. 

Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten Ina, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”.

Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor.

Të dy doktorët, Rolandi dhe Ina u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë.

Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij, babai i tij, doktorët Ina dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë Ina në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes.

Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë Ina i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.

Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin.

Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori Roland Xhaxho, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza. Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë Ina dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen Ina Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit.

Ndërkohë doktoreshë Ina i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë.

Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë Ina i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.

Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes Ina Xhaxho dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.

Pas këtij momenti, familjarët e të miturit Brian nuk kanë marrë ndonjë kontakt me të dy doktorët. Ndërkohë që shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kanë dalë jashtë te shkallët për disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka qëndruar brenda në dhomë me djalin. Më pas, shtetasi Bledar Spahiu është futur në dhomë pasi bashkëshortja i kërkoi rroba për të ndërruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai ndërroi rrobat e djalit, më pas e mori atë në krahë duke i folur me qëllim për të zgjuar, por djali reagonte duke rënkuar vetëm kur e kapte te veshët, por sytë nuk i hapi asnjëherë.

Të dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kanë deklaruar se djali ishte i këputur dhe në përgjumje, i mbante sytë mbyllur, merrte frymë me vështirësi dhe nuk reagonte vetëm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.

Gjithashtu vunë re që djali i kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohtë akull dhe kur e kanë pyetur infermieren që ka qenë e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha që është normale dhe narkoza do t’i dalë me kalimin e kohës dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i veshëve për të stimuluar zgjimin.

Gjatë kohës që shtetasja Ina Spahiu ishte në dhomën e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha që mos të kishte merak, që duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste herë pas herë, për të ngacmuar. Ai i tha që duhet të prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.

Ka ndenjur në dhomë rreth gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë vetëm infermierja, e cila në orën 19.00, i tha që tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qenë se djali ishte në të njëjtën gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti nëse mund ta nxirrte djalin në këtë gjendje. Ajo i bëri foto parametrave të aparatit që i vinte në gisht, i mati temperaturën që ai pa qe e kishte 37.1 dhe këto ia dërgoi me mesazh doktorit Roland.

Më pas, ajo i tha që doktori i kishte thënë që mund të dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marrë djalin në krahë dhe bashkë me bashkëshorten kanë dalë nga dera, të shoqëruar nga dy infermiere, ku njëra ishte ajo që i qëndroi djalit në dhomë. Sqaron se infermieret u thanë që për çdo problem të telefonin te numrat që kishte receta. Rreth orës 19.30 kanë mbërritur në shtëpi, ku e kanë shtrirë djalin në krevat dhe ai vazhdonte të ishte në gjendje të këputur dhe të përgjumur, sytë vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vetëm kur e kapnin te fundi i veshëve. I matën temperaturën disa herë dhe e kishte te 37.00.

Rreth orës 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe në këtë kohë e kishte 38.02 vija, gjendja e përgjumur vazhdonte, kishte këmbët, duart dhe hundën të ftohta. Ata i dhanë Algofren 4 mm dhe e mbajtën me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth orës 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe është zverdhur në të gjithë trupin.

Ata kanë marrë disa herë në numrin celular që kishte kartela dhe receta por nuk i është përgjigjur njeri. Pas kësaj janë nisur menjëherë në spital dhe kanë mbërritur tek pediatria në QSUT, rreth orës 23.00. Gjatë rrugës djali ka humbur vetëdijen. Aty ka dalë fillimisht një doktoreshë e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent për në reanimacion”./Top Channel

brian spahiu

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!