LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vura panele diellore, por nuk ia pashë hajrin”, qytetari mbifaturohet nga OSHEE

Në këtë mënyrë ai vuri 48 panele diellore sipas rregullave. Por pas këtij momenti, jo vetëm që Dashamiri nuk ia pa hajrin paneleve, por u mbifaturua.

15 Shtator 2023, 22:44 Nga I.A
“Vura panele diellore, por nuk ia pashë hajrin”, qytetari
Dashamir Laçi

DURRËS- Dashamir Laçi, një banor nga Sukth katund, është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan në lidhje me një problem mbifaturimi të energjisë elektrike, në një kohë kur ai ka vendosur panele diellore.

Z.Dashamir tregon se në muajin Shkurt 2022 vendosi panelet diellore në tarracën e shtëpisë dhe dyqanit të tij, pasi mori leje dhe konfirmim për lidhje 3 fazore.

Në këtë mënyrë ai vuri 48 panele diellore sipas rregullave. Por pas këtij momenti, jo vetëm që Dashamiri nuk ia pa hajrin paneleve, por u mbifaturua.

“Problemi im qëndron me OSHEE. Unë kam bërë një investim me panele fotovoltaike në Shkurt të vitit të kaluar, u bë një periudhë 1-vjeçare. Marr leje nga OSHEE, është marrë edhe konfirmimi për lidhje trefazore, kanë ardhur të OSHEE, kanë montuar sahatin dhe kanë filluar të gjitha procedurat për montimin e paneleve fotovoltaike. Janë vendosur 48 panele diellore në dy vende të ndryshme, në soletën e shtëpisë dhe në soletën e dyqanit sipër”.

Fatura e energjisë, nga 360 mijë Lekë të vjetra më e larta që i ka shkuar pa instaluar panelet, i shkoi mbi 800 mijë Lekë të vjetra pasi vendosi panele.

“Shumë më e madhe që më ka ardhur ka qenë 360 mijë Lekë të vjetra. Pastaj jo 190, 180, 200 e ca. Në varësi të konsumit të energjisë që kisha. Për momentin as po ja shoh hajrin prej mbifaturimeve që bën OSHEE-ja sepse në moment që vendos këto duhet të zerohen ato. Unë i vendosja për t’ja parë hajrin, ndërkohë nuk po arrij dot t’ja shoh hajrin. Sepse OSHEE-ja po sjell gjithmonë mbifaturim. Mua më kanë sjellë 855 mijë Lekë vetëm të këtij muaji. Mua nuk po më zerohet, por po shtohet. Kjo i bie sikur unë kam fabrikë, ndërkohë që kam po të njëjtat gjëra, 6 frigorifera dhe frigoriferi i shtëpisë, dushi kaq siç i kam pasur, as nuk kam shtuar gjë, por që nuk po ja shoh dot hajrin, ky është problemi. Gjithë ky investim ka kushtuar 12 mijë Euro. Unë kam akoma nuk kam arritur të laj as borxhin që kam hyrë për këto panele”.

Në këto kushte, Dashamiri shkoi të bënte ankesë në zyrat e OSHEE, por nuk po i kthejnë përgjigje.

“Kam shkuar në zyrat e OSHEE Shijak, ata më kanë thënë duhet të shkosh të bësh një kërkesë në zyrat e OSHEE në Durrës. Unë kam bërë edhe kërkesën, thanë do biem inxhinierët që ta verifikojmë këtë problem. Kanë ardhur mbi 3-4 e kanë verifikuar. Mua më personalisht nuk më kthyer akoma asnjë lloj përgjigje. Erdhi dhe Task-Forca. Edhe ata erdhën për verifikim. Nuk kanë vendosur asgjë, mua nuk më kanë kthyer asnjë lloj përgjigje. Prandaj ju drejtova emisionit Stop që të më zgjidhi këtë lloj problemi”.

Emisioni Stop u interesua në zyrat e OSHEE Shijak, ku specialisti Albert Bezaku tha se faturisti e ka bërë gabim foton për shkak të këndit të dritës. Por në fakt gabimin e ka bërë specialisti, që ka hedhur të dhënat në sistem. Megjithatë, ai tha se ky gabim i tyre do të zgjidhet.

“Për rastin e zotërisë, duke qenë se matësi është jashtë edhe ka shumë pamje vizuale nga dielli, momentin që është shkrepur fotoja mund të jetë marrë gabim edhe treshi mund të jetë dukur si tetë. Në këtë moment zotëria ka marrë automatikisht 5 mijë kilovat”, thotë specialisti i OSHEE Shijak. Në zyrat qëndrore të OSHEE-së na premtuan zgjidhjen e problemit të mbifaturimit për Dashamir Laçin.

Marrë nga Tv Klan

dashamir laçi oshee

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj