Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Viktima u gjet brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.
SHKODËR- Detaje janë zbardhur nga atentati i mirëorganizuar në zonën e Karmës së Kirit në Dukagjin, ku 40-vjeçari Aleksandër Koçeku është ekzekutuar me breshëri automatiku.
Bëhet me dije se, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të cilat, sipas ekspertizës paraprake, i përkasin të njëjtës armë zjarri. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës përgjatë aksit Kir–Prekal, duke e qëlluar për vdekje sapo ai është shfaqur.
Ndërkohë, viktima u gjet brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që Koçeku përshkoi, ndonëse mungesa e tyre në zonën e atentatit po e vështirëson punën. Viktima, i cili punonte në një furrë buke, është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në 26 shkurt 2025.
Detaje nga vrasja e Prekës:
Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të 2025 në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. Burimet hetimore, dyshojnë se vrasja mund të ketë pasur si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila asokohe ishte 13-vjeç.
Historia nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, sot 16-vjeç, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Koçeku, me argumentin se vajza ishte e mitur. Megjithatë, gjatë viteve në vijim, Preka ka vijuar këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.
Familja Koçeku nuk e ka pranuar, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. I afërmi i tij, konkretisht xhaxhai i viktimës, u tha autoriteve që Pavlin Preka nuk kishte pasur probleme me njeri dhe se jetonte i qetë dhe pa trazira mes Shkodrës dhe Dukagjinit. Hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë./Dosja.al
Ura e Vashës KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-...
TIRANË- Rrjeti ndërkombëtar investigativ OCCRP ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar ...
pamje nga aksidenti ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku dy automj...
foto ilustruese KANADA- Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një të shtënë me ar...
Mark Koçeku SHKODËR- Një i afërm i viktimës së vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, Mark...
Foto ilustruese Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë Nga viti 2029 pritet të nisë zbati...
Foto ilustruese TIRANË- Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë se projektligji p...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot t&e...
Foto ilustruese VORË- Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnate në fshatin B&...
VORË- Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas i...