LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

Në Durrës zona kadastrale nr.13 për të cilën është propozuar çmimi më i lartë prej 200 mijë lekë (2 mijë euro) për metër katror, mësohet i përket zonës pranë portit të Durrësit, ku po ndërtohen ndërtesat rezidenciale të projektit “Durrës Yacht Marina”.

24 Korrik 2025, 07:45 Nga M.B
Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi,
Foto ilustruese

TIRANA- Çmimet e reja të referencës më të larta të propozuara për rrethet në projektvendimin e fundit të qeverisë janë për zonat bregdetare, përkatësisht për Durrësin dhe ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve për metër katror apo për Gjirin e Lalëzit në vlerën e 160 mijë lekëve.

Bregdeti i Durrësit me referenca më të larta se Vlora e Saranda

Në Durrës zona kadastrale nr.13 për të cilën është propozuar çmimi më i lartë prej 200 mijë lekë (2 mijë euro) për metër katror, mësohet i përket zonës pranë portit të Durrësit, ku po ndërtohen ndërtesat rezidenciale të projektit “Durrës Yacht Marina”.

Në këtë zonë çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve kanë arritur 3 mijë euro për metër katror. Krahasuar me çmimet fillestare të shitjes rritja është 51%. Në ankandin e parë të zhvilluar në muajin Qershor 2023 çmimet e apartamenteve për godinat e para nisën nga 1,650 deri 1,750 euro për metër katror. Për këtë projekt rezultojnë se çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e “Durrës Yacht Marina” kanë shënuar rritje progresive, në vlera prej 150, 200 deri 500 euro për metër katror.

Çmimet e referencës për zonën kadastrale nr.13 të Durrësit dhe Sazanit barazohen me çmimet e zonës kadastrale nr. 2/1 në Tiranë, që në terren i përkasin zonave pranë Piramidës dhe stadiumit “Air Albania”.

Me ndryshimet e vendimit të metodologjisë që hynë në fuqi në muajin korrik 2023 çmimet e referencës në këtë zonë të kryeqytetit arritën 202,4 mijë lekë për metër katror nga 187 mijë lekë që ishin më parë. Rritja 8%. Ndërsa zona e më e shtrenjtë në Tiranë vijon të mbetet zona kadastrale nr. 5/1 që i përket ish Bllokut me çmim reference 228 mijë lekë për metër katror. Rritje ishte 20% krahasuar me vendimin e 2018-s.

Çmime të shtrenjta reference në rrethe rezulton se janë propozuar edhe për zonën kadastrale nr.6, që mësohet se i përket Gjirit të Lalëzit. Çmimi i propozuar është në vlerën e 140 mijë lekëve për metër katror. Krahasuar me çmimin e mëparshëm të referencës së Durrësit rritja është 107,4%. Ndërsa për zonën kadastrale nr.1 që përket Shkëmbit të Kavajës është propozuar çmimi i referencës në vlerën e 124 mijë lekë për metër katror. Rritja krahasuar me çmimin e mëparshëm 83,7%.

Pas zonave bregdetare të Durrësit rritja më e lartë e çmimeve të referencës të shitblerjes së apartamenteve është propozuar për ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve. Rritja 223% krahasuar me çmimin e referencës së mëparshme të Vlorës.

Zona nr. 1 në Himarë gjithashtu është propozuar me çmim të lartë prej 140 mijë lekë për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2019-s rritja për Himarën është 78.6%.

Në Vlorë, duke përjashtuar Sazanin, çmimi më i lartë i referencës është deri në 98 mijë lekë.

Me propozimet e reja Saranda do të ndahet në 5 zona kadastrale. Në 2 prej tyre pikërisht zonat nr. 1 dhe nr. 3 propozohen çmime reference 100 mijë lekë. Krahasuar me çmimin e mëparshëm rritja është 78,6%.

Zona nr.1 e bashkisë së Selenicës do të ketë çmime 98 mijë lekë për metër katror, duke u renditur në zonat me rritjen më të lartë prej 58,6%.

Konispoli është një tjetër bashki me rritjen më të lartë të çmimeve të referencës. Nga 28 mijë në 57 mijë lekë për metër katror propozohet çmimi i ri nga Ministria e Financave. Rritja 103,6%.

Pas Konispolit propozohet që edhe bashkia e Sarandës të këtë çmime të lartë reference.

Në Kavajë zona nr.1 do të ketë rritje më të lartë prej 47%.

Në Radhimë të Vlorës propozohet rritje reference 45,6% nga 61,800 që ishte më parë në 90 mijë lekë për metër katror.

Në Juglindje të Shqipërisë çmimet më të larta të referencës do të jenë në zonën kadastrale nr.1 të Korçës nga 48,5 mijë lekë që ishte çmimi i vetëm i Korçës për zonën e re propozohet 70 mijë lekë për metër katror. Rritja 44,3%. Qyteti i Korçës propozohet të ndahet në 4 zona kadastrale.

Qyteti i Pogradecit gjithashtu do të ndahet në 2 zona kadastrale me rritje çmimi 20% vetëm në zonën nr.1 nga 49,9 mijë lekë çmimi i referencës propozohet në 60 mijë lekë. Ndërsa zona nr.2 në Pogradec ka pësuar rritjen më të ulët në rang vendi prej 0,2%.

Bashki të tjera për të cilat propozohet rritje e lehtë e çmimeve të referencës është ajo e Bulqizës me 0,5%. Çmimi i ri propozohet 42 mijë lekë. Orikumi me rritje 1,7%. Zona 12 në Durrës prej 0,7%. Zona 5 në Shkodër 1.7%. Bashkia e Milotit 5,7%.

Vlerat e reja i përafrohen tregut

Në relacionin e projektligjit Ministria e Financave argumenton se ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë: nga të dhënat kadastrale mbi shitblerjet; struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore; ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në zbatim të detyrave për evidentimin e çmimeve mesatare të ndara sipas zonave, realizoi grumbullimin e të gjitha kontratave të shitblerjeve për periudhën 2022-2024. Të dhënat specifike, të mbledhura për çdo kontratë, përfshijnë: zonën, numrin e pasurisë, sipërfaqen në metra katrorë, vlerën e kontratës dhe datën e kontratës.

Analiza u kufizua vetëm tek të dhënat për llojin e pasurisë “apartament” dhe “ndërtesë”, referuar objektit të Urdhrit. Këto të dhëna u organizuan sipas bashkive, të cilat u ndanë bazuar në zonat përkatëse. Gjithashtu, u bë konvertimi i vlerave monetare në lekë, duke përdorur kursin mesatar të këmbimit për monedhat e huaja (euro, dollarë, franga, paund, etj.) gjatë periudhës së shqyrtuar. Çmimi për metër katror u llogarit për çdo kontratë.

Në çdo zonë, të dhënat u ndanë më tej sipas blloqeve, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Mbi këto blloqe, u përllogarit çmimi mesatar për metër katror për çdo bllok. Nga analiza u përjashtuan vlerat, të cilat nuk kanë logjikë ekonomike dhe ato më të ulëta se çmimi referencë.

Përpunimi i të dhënave përfshiu edhe analizën e informacioneve hartografike kadastrale, duke përdorur hartat digjitale të regjistrimit fillestar të zonave, që përfshijnë bashkitë dhe zonën bregdetare të specifikuar në Urdhër. Hartat u gjeneralizuan deri në nivelin e blloqeve dhe më pas u lidhën me të dhënat alfanumerike, bazuar në numrin e bllokut.

Rezultatet, në formën e të dhënave hartografike dhe alfanumerike, u paraqitën në formatin e files “shape” dhe “.kmz”, ku për çdo bllok që përmbante transaksione ishin të paraqitura numri i transaksioneve dhe çmimi mesatar për metër katror.

Përcaktimi i ndarjeve zonale është bazuar mbi një logjikë hapësinore që merr parasysh disa karakteristika të qyteteve për të bërë diferencimin e çmimeve. Këto përfshijnë:

– Afërsinë me zonën qendrore të qytetit – duke supozuar që zhvillimi ekonomik, kërkesa dhe si rrjedhojë dhe çmimet e banesave janë përgjithësisht më të larta në zonat qendrore të qyteteve.

– Afërsinë me polet e zhvillimit strategjik të qytetit – projektet dhe investimet strategjike përbëjnë një motor ekonomik që parashikohet të rrisë zhvillimin dhe si rrjedhojë çmimet e banesave në këto zona. Këto projekte që planifikohen për t’u zhvilluar janë marrë në konsideratë për ndarjen e zonave dhe përcaktimin e çmimeve.

– Afërsinë me rrugët kryesore të aksesit ndaj qytetit (arteriet) – afërsia me akset qendrore të transportit është një nga faktorët për çmimet më të larta në tregun imobiliar për shkak të rritjes së aksesit fizik.

– Afërsinë me zonat historike të qytetit – zonat historike kanë vecoritë e tyre arkitekturore dhe urbanistike dhe si të tilla, mendohet që çmimi referencë i banesave të pasqyrojë këto veçori.

– Për bashkitë bregdetare, afërsia me zonën bregdetare – duke qënë se ka një fokus më të madh mbi zhvillimin e bregdetit nëpërmjet strukturave akomoduese dhe potencialit të turizmit, banesat në fashat bregdetare konsiderohen më atraktive dhe si rrjedhojë vërehet një ndryshim te çmimi”, shpjegohet në relacionin që shoqëron projektligjin. / Monitor

zonat më të shtrenjta në rrethe


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje