Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.
TIRANA- Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.
Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete. Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite. Të dhënat e katër viteve të fundit tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur ndërsa atyre në fshat po rritet.
Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025. Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.
Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite. Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.
Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.
Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional. Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension. Gjithashtu ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.
Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës. Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.
Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme në vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot...
vendngjarja LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Sipas raportimev...
pamje nga protesta TIRANË- Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë për gjendjen e palestinezëv...
pamje nga aksioni SARANDË- Strukturat policore në Sarandë kanë kaluar në gjendje gatishmërie për shkak të ngja...
avokati TIRANË- Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili nuk i kthen mbrapsht dosjen një qytetari. Madje, avokati Feta Paja e kë...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version t&...
foto ilustruese TIRANË- Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një d...
zjarri FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në periferi të fshatit të Finiqit. Bëhet me dije se zjarrfikë...
foto ilustruese TIRANË- Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të...