LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin, nga 14 e ngrenë "çibanin" 41 kate te Garda!

Godinat dhe garnizoni i Gardës, që ka funksionuar në atë vend që prej kohës së italianëve, po shndërrohet dita-ditës në një kantier të stërmadh, ku jepen dhe ndryshohen lejet sipas oreksit të njërës apo tjetrës palë.

2 Maj 2025, 22:23 Nga r.ll
Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
foto ilustruese

TIRANË- Një aferë e stërmadhe është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike, ku me vendime të dyshimta, territori i ish-Gardës së Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial, është tjetërsuar. Godinat dhe garnizoni i Gardës, që ka funksionuar në atë vend që prej kohës së italianëve, po shndërrohet dita-ditës në një kantier të stërmadh, ku jepen dhe ndryshohen lejet sipas oreksit të njërës apo tjetrës palë.

Madje ndryshohen edhe studimet e të gjithë zonës, teksa leja fillimisht ishte për 14 kate dhe tashmë ka shkuar në 41 kate. Me vendime të befta të të gjithë zinxhirit, prona fillimisht u shkëmbye dhe më pas po me vendime të dyshimta leja u ndryshua. Kaq shumë “ndere” kanë bërë pronarët e pronës dhe firmës që ka marrë lejet?

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Faksimile: Vendimi i KKT-së në datën 24 dhjetor 2024 për miratimin e lejes së ndërtimit

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Këshillit Kombëtar i Territorit, në datën 24 dhjetor 2024 ka vendosur “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin godinë me funksion hotel ‘Nova Hotel Five Star”, zyra, shërbime dhe banim 35 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi përcakton se projekti ka një sipërfaqe totale prej 45.400 metër katrorë, e cila është e shpërndarë në funksione të ndryshme për të mbështetur nevojat e përdoruesve dhe për të optimizuar përdorimin e hapësirave. Objektit i janë dedikuar 3 funksione kryesore; zyra, banim dhe hotel. “Çdo funksion është organizyar në mënyrë që të ofrojë kushte optimale për aktivitetet përkatëse duke sugjeruar një përvojë të kënaqshme për përdoruesit” thuhet në vendim.

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Në foto: Projekti i kullës që do të ngrihet te territori i ish-Gardës së Republikës

KKTU ka përcaktuar se zyrat janë të shpërndara në një krah të objektit dhe shtrihen nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor përfshin një sipërfaqe prej 8.000 m2.

Më pas janë hapësira për hotelin që është gjithashtu i shpërndarë në një krah të objektit dhe shtrihet nga kati 0 deri në katin 16. Ky sektor ka një sipërfaqe prej 2,650 m2.

Më pas janë hapësirat e banimit që zhvillohet mbi katin e 18 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 20.350 m2. “Do të jenë gjithsej 6 kate nëntokë që janë të dedikuara për parkim dhe ambiente teknike” thuhet në vendim.

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Faksimile: Firma Ferro është në pronësi të z. Ilir Shtufi dhe Mark Luli

Firma ndërtuese e këtij projekti ka ndryshuar disa duar, ku deri në vitin 2008 aksioner ka qenë edhe z. Arben Pëllumbi, deputet i PS-së dhe i shpallur investitor strategjik nga qeveria së fundmi.

Ajo quhet Ferro Beton Construction Co dhe është në pronësi të z. Ilir Shtufi dhe Mark Luli.

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Faksimile: Në dokumentet e lejes thuhet se pronar i truallit është Ilir Shtufi dhe znj. Aida Dushku

Po, ku do të ndërtohet çibani 41 kate? Sipas dokumenteve, kulla do të ndërtohet në ish-pronën shtetërore në te ish-Garda e Republikës. Në letra shkruhet se pronarë aktualë janë z. Ilir Shtufi dhe znj. Aida Dushku.

Po në këto dokumente, të hulumtuara nga VoxNews, përcaktohet se projekti ka si qëllim të thyejë barriera dhe të krijojë një lidhje organike mes qytetit dhe parkut. “Duke nxjerrë përtej kufijve aktualë të Gardës dhe një pronë private, do të krijohet një hapësirë prej rreth 45.000 m2 që do të jetë plotësisht e aksesueshme për publikun. Kjo do t’u ofrojë qytetarëve një mundësi të re për tu angazhuar me natyrën dhe për të shikuar hapësira të hapura dhe të gjelbëruara duke përfshirë parqe infrastrukture të re dhe objekte publike” shkruhet rëndom në këto dokumente.

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Faksimile: Në vitin 2020 qeveria vendosi që të shkëmbejë truallin aktual me një tjetër pronë në hyrje të Liqenit Artificial

Në datën 23 shtator 2020, qeveria mori një vendim me numër 763 për shkëmbimin e një sipërfaqe të pronës shtetërore “Garda e Republikës, Garnizon” me një pronë në hyrje të Parkut.

Bëhet fjalë për pronën që po ndërtohet çibani 41 kate dhe një tjetër pronë e zonjës Aida Dushku. Pronat janë me sipërfaqe 1470 metra, ku qeveria vendosi që të bëjë këtë shkëmbim, me shoqërinë “Dushku S.A”.

Zbardhet leja/ Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin,
Në foto: Projekti fillestar ka qenë 14 kate, i denoncuar nga Belind Këlliçi disa vite më parë

Disa vite më parë, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi ndërtimin te territori i Gardës së Republikës. Ai tha se me leje të diskutuara u mor një vendim për ndërtim të një pallati 14 katësh.

Por, koha kaloi dhe numri 14 u kthye nga ana tjetër, duke e bërë pallatin plot 41 katësh. U ndryshuan studime dhe u bënë projekte të reja, me qëllim që çibani i radhës të ishte sa më i lartë. Madje, në një territor ish-shtetëror dhe në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial./ Voxnews

ilir shtufi mark luli aida dushku


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj