8 Shkurt 2024, 13:55
Nga M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Policia ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen e Korçës, ku u raportua për një 81-vjeçar të lënduar fizikisht. Sipas policisë, 81-vjeçari me inicialet G. T., i cili dyshohet se u dëmtua me sende të forta dyshohet se ka qenë në banesë me 72-vjeçarin me inicialet G. A., ky i fundit është arrestuar. Po ashtu dyshohet se në gjendje të dehur, 72-vjeçari ka goditur me sende të forta 81-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar. Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
korca policia
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:48
S.B
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Ditën e sotme një 30-vjeçare nga Gjirokastra është proceduar penalisht në gjendje t&...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:29
E.d
Policia
TIRANË- Arrestohet administratori i firmës që ka ndërtuar pallatin pas kallëzimeve të disa persona se ishin mashtruar...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:23
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Gjatë një javë policia rrugore e Durrësit ka arrestuar 6 drejtues mjetesh nga ku 4 prej tyre për...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:21
M.B
Asqeri Mandri
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili u arrestua dy ditë më par&eu...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:10
E.d
policia
TIRANË- Arrestohet një 61-vjeçar në Tiranë ku iu gjetë armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në bane...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 13:09
S.B
foto ilustruese
FIER- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të tr...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:41
E.d
Policia
DURRËS- Arrestohet një 30-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e nark...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:50
M.B
Foto ilustruese
BUQIZA- Një 45-vjeçar me inicialet A. D., është arrestuar në flagrancë në Buqizë pasi në gje...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:19
M.B
Protesta e fermerëve
TIRANA- Fermerët janë mbledhur në shenjë proteste sot para Ministrisë së Bujqësisë. Ata k...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:11
E.d
Lëndët plasëse
BULQIZË- Procedohet 55 vjeçari për veprën shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, ...