8 Shkurt 2024, 13:09
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të tre personat e arrestuar janë për organizim të basteve sportive online, dhunë si dhe vjedhje të një aparati celular në banesë. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 8 persona të tjerë, nga të cilët 5 janë proceduar për ndërtim pa leje. Një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunim të banesës.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të planit operacionial të koduar "Sundimi i ligjit", specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë zbuluan një tjetër lokal ku viheshin baste sportive, me celularë. Në lokalin në pronësi të shtetasit B. O., 33 vjeç, në lagjen "Kongresi", u konstatuan shtetasit E. A., 55 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, teksa vinin baste sportive, me celularë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 këta shtetas, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Cakran, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 31.01.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V. K., 59 vjeç.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi K. I., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një banesë.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. V., 49 vjeç, A. B., 40 vjeç, B. Gj., 45 vjeç, P. K., 40 vjeç dhe L. F., 67 vjeç, të pestë banues në Fier, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke kryer punimi ndërtimi, pa leje, në banesën e shtetasit S. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Dhunimi i banesës". Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
arrestime ne fier
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:41
E.d
Policia
DURRËS- Arrestohet një 30-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e nark...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:50
M.B
Foto ilustruese
BUQIZA- Një 45-vjeçar me inicialet A. D., është arrestuar në flagrancë në Buqizë pasi në gje...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:19
M.B
Protesta e fermerëve
TIRANA- Fermerët janë mbledhur në shenjë proteste sot para Ministrisë së Bujqësisë. Ata k...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 12:11
E.d
Lëndët plasëse
BULQIZË- Procedohet 55 vjeçari për veprën shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, ...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 11:54
E.d
Lulzim Basha
TIRANË- Gjatë konferencës për mediat Lulzim Basha u shprehet se Partia Demokratike e vulës po bën gjithçk...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 11:53
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05, në spitalin e Korçës ka mbërritur për ndihm&eum...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 11:36
S.B
Ambasada e SHBA
TIRANË- Ditën e sotme ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me një aktivitet kriminal i cili ka të bëjë...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 11:13
E.d
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla është larguar nga Kuvendi me ambula...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 11:13
I.A
Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ko...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 10:54
E.d
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit parlame...