Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ambasada ka falenderuar autoritetet shqiptare për bashkëpunimin dhe zbardhjen e ngjarjes.
TIRANË- Ditën e sotme ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me një aktivitet kriminal i cili ka të bëjë me vizat amerikane. 5 personat e arrestuar mashtronin qytetarët me formularë të falsifikuar të vizave kundrejt një pagese. Ambasada ka falenderuar autoritetet shqiptare për bashkëpunimin dhe zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me aplikimet e tyre elektronike, duke i dërguar ato vetë personalisht dhe jo nëpërmjet angjencive të udhëtimeve, konsulentëve të vizave apo çdo lloj kompanie tjetër që ofron shërbime vizash.
Reagimi:
Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.
Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza.
Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.
Flamur Noka TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla është larguar nga Kuvendi me ambula...
Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ko...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit parlame...
Policia ELBASAN- Arrestohet një person në Elbasan dhe procedohen 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. 49-vjeç...
Ramazan Rraja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për masë më të l...
Foto ilustruese VLORA- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Vlorë. Mësohet se një 61-vjeçar &eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një rrjet aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njer&...
Foto ilustruese KORÇA- Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e unazë...
Protesta MAT- Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat kanë dalë sot në protestë për të kërkua...
Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...