29 Qershor 2026, 19:40
Nga E. D

TIRANË- Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare.
Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien.
Një burim nga ky komision tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, një pjesë nga ajo çfarë Vlora Hyseni lexoi si pjesë të raportit vjetor të SHISH.
“SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, tha drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
Tekst- Pak përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që sipas tyre agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama.
“Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”, u shpreh Klevis Balliu.
“Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”, tha Falmur Noka
Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion.
“Po dezinformoni dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”, citohet ti ketë thënë shefja inteligjencës shqiptare deputetëve demokratë Noka dhe Balliu./Top Channel
shish kuvendi
Aktualitet
29 Qershor 2026, 19:15
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të t&eu...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 17:18
E.d
Pamje
CËRRIK- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut. ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 17:10
E. D
NEW YORK- Shqiptarët e New York-ut janë mbledhur të gjithë së bashku, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga pu...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 16:47
E. D
FIER- Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës&r...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
Depozitat në banka në vend kanë shënuar një rritje të fortë në muajin maj, të ndikuar nga bizne...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 16:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë, protesta e 30-të e qytetarëve shqiptarë, të c...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 16:18
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka proceduar penalisht 31 protestues në Tiranë, pas protestës së 29-të e cila u zhvillua ...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 15:26
E.d
Foto ilustruese
MIRDITË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 45-vjeçar ka humbur jetën, p&eu...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 15:13
E.d
Pamje nga vendngjarja
VLORA- Një apartament në qytetin e Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga flak&eu...
Aktualitet
29 Qershor 2026, 14:57
G.M
Brian Zylo
POGRADECË- I plagosuri me arme zjarri Brian Syzo, është nisur menjëherë në spitalin e Traumës në Tiran&e...