LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet skuadra e 'killerave' që sulmoi Durim Bamin, donin të vrisnin dhe Hamza Tërziun. Burrin e Saida Dollanit e rrahu Fabio Ballabani

Të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, Grup Kriminal dhe mbajtje pa lejë të armëve. Veç akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, ndaj Shullazit rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

19 Maj 2024, 21:50 Nga Elton Qyno

Zbulohet skuadra e 'killerave' që sulmoi Durim Bamin, donin

TIRANË - “Ora News” zbardh emrat e tre personave që kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në teren për të vrarë në muajin nëntor 2020, Durim Bami.

Ashtu siç raportuam një ditë më parë, tre personat e veshur si policë nga Ervis Martinaj, për të vrarë Durim Bamin janë, Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheçuka. Pjesë e grupit që u mundua të vriste Durim Bamin, është dhe Florenc Kelmendi alias Toçi. Këta katër persona në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Ervis Martinaj kanë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur pritën për të vrarë, Durim Bamin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, Grup Kriminal dhe mbajtje pa lejë të armëve. Veç akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, ndaj Shullazit rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

Për rrahjen e tij SPAK ka shpallur në kërkim Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj. Gazetari Elton Qyno, ka mundur të zbulojë se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu.

Për sigurimin e kushteve me qëllim vrasjen e Durim Bamit akuzohet dhe një personazh tjetër i botës së krimit, siç është Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, emra këta që dyshohet disa vite më pas kanë kontribuar në ekzekutimin dhe zhdukjen e Ervis Martinaj. Kontribut për të siguruar kushtet e vrasjes së Durim Bamit, sipas SPAK, ka dhënë dhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës.

Dy emra të tjerë që kanë kontribuar në goditjen e Durim Bamit duke krijuar kushtet për të realizuar vrasjen janë, Blerim Abazi dhe Elvis Ndreca. Veç tentativës për vrasjen e Bamit, Ervis Martinaj akuzohet për sigurim i kushteve për të vrarë, Leonard Dukën, Fatmir Hysenin, Elvis Gaçaj, Altin Gegën. Për Gaçaj Martinaj mësohet se ka kontraktuar Gjergj Cukalin.

Sipas dosjes hetimore, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët. Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën. “Ora News” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend. Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë. Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës. Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit./Ora News

durim bami hamza terziu fabio balla ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj