Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike.
LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi me armë vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike. NJë nga fqinjët tregon se Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë dhe punonte kamariere në Tiranë.
“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë',- shprehet një fqinj.
Një tjetër fqinj tregon se 82-vjeçari kishte edhe dy djem por ata ishin të martuar dhe jetonin të ndarë. Sipas tij familja nuk kishte shfaqur probleme kohët e fundit.
"Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”- shprehet fqinji.
Ndërkohë një tjetër i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.
“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. 40-vjeçarka është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.
Foto ilustruese LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Lushnjes pasdit...
Foto ilustruese LUSHNJE - Rudina Musaku është 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu pasditen e sotme në Lushnje nga babai i ...
Policia LUSHNJE- Identiteti i 82-vjeçarit që ka plagosur vajzën me armë gjahu dhe më pas ka vrarë veten është...
Policia LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Një 82-vjeçar pas një konflikti t&...
Foto nga aksidenti ELBASAN - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Balldren.&...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 9 personat e arrestuar 2 ditë m&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër...
Foto ilustruese TIRANË- Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi zyrta...
Kamerat ANGLI- Bandat e drogës në Angli po ofrojnë shpërblime në TikTok për informacion për të ndihmuar në "r...