LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet videoja e re dhe detaje nga dosja, si ndodhi masakra e “Bllokut”

Së fundi, u zbuluan nga dokumentet që rrodhën në internet se ai takohej edhe me një personazh si Talo Çela, i akuzuar për seri vrasjesh. Referuar dosjes hetimore që Inside Story ka siguruar, rezulton se Martinaj pak minuta para ngjarjes, rreth orës 21:15 i linte një takim Ervin Matës.

27 Shtator 2022, 22:22 Nga I.A
Zbulohet videoja e re dhe detaje nga dosja, si ndodhi masakra e
Pamjet

TIRANË- Në 4 Tetor të vitit 2018 në lokalin “Monopol” në ish-Bllok ai shpëton mrekullisht pas një konfrontimi me armë ku mbeti i plagosur. Truproja e tij Fabjan Gaxha humbi jetën. Në videon e siguruar nga Inside Story, shfaqen momentet kur brenda lokalit ndodh konfrontimi mes dy grupeve. Martinaj, konsiderohet si shkaktari i asaj ngjarje. Gjithçka kishte si pikënisje një konflikt me grupin e shtetasit Ervin Mata, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta.

Së fundi, u zbuluan nga dokumentet që rrodhën në internet se ai takohej edhe me një personazh si Talo Çela, i akuzuar për seri vrasjesh. Referuar dosjes hetimore që Inside Story ka siguruar, rezulton se Martinaj pak minuta para ngjarjes, rreth orës 21:15 i linte një takim Ervin Matës.

Ky personazh, njihet me nofkën “Boli”, ashtu siç edhe ishte regjistruar në celularin e Martinajt si kontakt.

Vetëm një minutë më pas, Martinaj njofton njerëzit e tij të afrohen në bllok dhe nga mesazhet kuptohet se u thotë të pajisen me armë.

“Afrohu në Bllok. Mer naj gjë me vete”.

Më tej në dosje renditen disa mesazhe të tjera të Martinajt drejt njerëzve të tij në rrjetin Telegram.

“Mos vono. Çfarë vendi je. Lidhur me çunat. Afrohu. Me armë…”

Nëse analizon pamjet filmike, rreth orës 20:37 shtetasi Ervin Mata del nga lokali dhe dukej që komunikonte në telefon. Pronari i lokalit në dëshminë e tij ka deklaruar se në ato momente, Mata takoi partneren në trotuar ku kishin kaluar disa nga njerëzit e Martinajt dhe e kishin ngacmuar. Kjo mendohet të jetë një prej pistave të konfliktit.

Momenti i mbërritjes së Ervis Martinajt në lokal është në orën 21:26, teksa shoqërohej nga Eljon Hato që mbeti i plagosur dhe një person i paidentifikuar. Dy minuta më pas futet edhe viktima Fabian Gaxha.

Sapo ky i fundit është futur në lokal iu drejtua me sharje dhe ofendime Meviol Bilos, një ish-komando i forcave të ushtrisë që shërbente edhe si truprojë i Ervin Matës.

“Çfarë ke që shikon o ….”

Siç duket në kameran e sigurisë, saktësisht në 21:29 nis konfrontimi brenda lokalit. Për disa sekonda duket kaosi dhe përplasja mes personave. Disa shtetas nisin të dalin nga lokali njëri pas tjetrit.

Gaxha ka nisur ta qëllojë me qytën e pistoletës dhe me grushte. Në ato momente, Bilo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Në konfrontim u plagos me plumb në qafë edhe Vis Martini dhe njeriu tjetër i tij Eljon Hato.

Saktësisht në orën 21:29 minuta e 36 sekonda nisin të dalin njëri pas tjetrit grupi Mevjol Bilo, Ervin Mata, Geldo Hoti dhe Fabio Allushi.

Vetëm pak sekonda më pas largohet edhe Ervis Martinaj i plagosur i cili duket një moment që vendos dorën tek qafa për të frenuar hemorragjinë. Ky person që del nga lokali në orën 21:30 me kapele në kokë mendohet se është ish polici Santiago Malko, një prej njerëzve më të afërt të Martinajt që do të mbetej i vrarë në një tjetër ngjarje për të cilën do të flasim pak më poshtë.

Në video për disa minuta shfaqet në sfond I plagosuri rëndë Eljon Hato, një prej njerëzve të Martinajt. Ai zvarritet në tokë dhe në orën 21:34 afrohet dikush që e ndihmon duke e transportuar në spital.

Marrë nga Top Channel

fabjan gaxha ervin mata ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj