LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Sërish "arrest me burg" për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri

Arrestimi i tij ka provokuar tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qeveria shqiptare ka deklaruar se çështja është në duar të drejtësisë, dhe nuk ka lidhje me faktin se Beleri i përket pakicës greke.

21 Gusht 2023, 19:09 Nga m.s
Zëri i Amerikës: Sërish "arrest me burg" për
Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbajti sërish sot në "arrest me burg" Fredi Belerin, kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës. Ai u arrestua 3 muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion zgjedhor me shitblerje votash. Beleri i ka hedhur poshtë akuzat, si të motivuar politikisht.

Arrestimi i tij ka provokuar tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qeveria shqiptare ka deklaruar se çështja është në duar të drejtësisë, dhe nuk ka lidhje me faktin se Beleri i përket pakicës greke.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot përsëri masën e "arrestit me burg" për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar në flagrancë nga policia nën dyshimet për korrupsion zgjedhor dhe shitblerje votash më shumë se 3 muaj më parë.

Gjykata Speciale hodhi sërish poshtë kërkesat e përsëritura për ndryshim të masës së sigurisë, për të mundësuar betimin dhe marrjen e detyrës si kryebashkiak, si dhe pavlefshmëri të akteve prej përfaqësuesve të tij, të cilët kanë pretenduar për një ndalim politik të klientit të tyre.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore në mesnatën e 12 majit në lokalin e tij në Himarë, ku gjendej në prani të personave të tjerë, dhe ku policia raportoi se e kapi në flagrancë duke u përpjekur të blinte vota nga disa qytetarë për të fituar mandatin e tij.

Disa ditë më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli Belerin fitues të zgjedhjeve vendore, me një rezultat të ngushtë përballë kandidatit socialist.

Ai i ka mohuar akuzat për shitblerje votash dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të bëjë betimin sipas ligjit, duke pretenduar për një sulm politik që po i bën atij partia e kandidatit kundërshtar në pushtet, Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ngjarja ka provokuar tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një seri zyrtarësh të parlamentit dhe qeverisë greke u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare lirimin e Belerit, për bërë betimin në detyrë, duke përmendur se kjo çështje do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ky i fundit është shprehur se çështja e Belerit është çështje e drejtësisë së re, që nuk ndikohet dhe as ka presione nga qeveria dhe shumica socialiste.

Rama shprehu habinë se si kërkohet lirimi i një qytetari shqiptar me kombësi greke, i akuzuar nga SPAK për shitblerje votash. Ai theksoi se kjo çështje e drejtësisë shqiptare është politizuar deri në pikën që organizohet një protestë në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, duke e quajtur surreale ndërhyrjen e palës greke në një çështje të drejtësisë shqiptare.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ftoi një javë më parë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për një darkë jozyrtare me udhëheqës shtetërorë sot në Athinë. Presidenti Begaj u përgjigj negativisht kësaj ftese, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar drejt Athinës, duke deklaruar se kishte agjendën e përcaktuar më parë.

Kjo ftesë për Begaj vlerësohet nga vëzhguesit si një mënyrë diplomatike për të shprehur pakënaqësitë e Athinës ndaj kryeministrit Rama, i cili përfaqëson më së shumti Shqipërisë në punët e jashtme.

Respektimi i të drejtave të pakicës greke në Shqipëri kthehet herë pas here si një temë që trazon marrëdhëniet midis dy vendeve gjatë gjithë tranzicionit me shkaqe të ndryshme; herë me çështje të pronave, herë me kufijtë detarë, herë me çështje të objekteve fetare, herë me çështje të varrezave ushtarake apo të ligjit të luftës, dhe së fundi edhe me akuzat e korrupsionit zgjedhor.

Shqipëria ka ndjekur dekadën e fundit qasjen e përcaktuar nga qeveria Rama si “Zero probleme me fqinjët”, ndërsa Greqia pretendon përmbushjen nga Tirana të standarteve të BE-së, ku Tirana përpiqet të integrohet. /Burimi i lajmit VOA 

fredi beleri himare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj