LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Në Lin të Pogradecit zbulohet vendbanimi më i vjetër në Europë

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Europë.

21 Gusht 2023, 19:05 Nga m.s
Zëri i Amerikës: Në Lin të Pogradecit zbulohet
Lin të Pogradecit

Arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit, të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë. Sipas analizave laboratorike, mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Europë.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Profesori i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Albert Hafner është njëri nga bashkëdrejtuesit e misionit arkeologjik

Zoti Hafner thotë se “vendbanimi është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine”.

“Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë," i tha zoti Hafner agjencisë së lajmeve AFP.

Për akeologun shqiptar Adrian Anastasi që prej shumë vitesh është marrë me këto kërkime dhe ka bashkëdrejtuar misonin e sivjetshëm arkeologjik vendbanimi është mjaft kompleks.

"Zgjedhja e këtyre njerëzve, e këtij komuniteti, për të ndërtuar me pilota është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar, më i vështirë i cili duhet shpjeguar se përse këta njerëz zgjidhën këtë lloj arkitekture”, thotë ai.

Prof. Ilir Gjipali, arkeologu shqiptar në fushën e Prehistorisë, i cili i është bashkëngjitur ekipit i tha Zërit të Amerikës se analizat kanë dëshmuar se vendbanimi është më i vjetri në Europë.

"Zbulimet këtij viti ashtu si edhe të vitit të kaluar provuan në mënryë të plotë nëpërmjet analizave të 'karbonit 14' por edhe të dentrokronologjisë që ky është vendbanimi më i hershëm palafit në Europë duke i tejkaluar edhe vendbanimet e mëparshme që mendoheshin se ishin më të hershme për këtë lloj kategorie vendbanimi", thotë profesori.

Arkeologët kanë gjetur rreth vendbanimit, një gardh rrethues mbrojtës me trungje të trashë pemësh dhe po shqyrtojnë se përse ishte nevoja e banorëve për fortifikime kaq të gjera për t'u mbrojtur.

“Neolitizimi është një periudhë kur njeriu njeh bujqësinë dhe blegtorinë dhe futet në rrugën e qytetërimit të vërtetë, sepse ndërton banesa, qëndron në to, dhe nuk është si më përpara në periudhën e paleolitit dhe mezolitit që ai bredh pas ushqimit për të sigruar ushqimin. Tani ai zhvillon aktivitetin në këto vendbanime që u shëndërruan në qytet e ardhshme dhe në qytetërime akoma më të të zhvilluara", thotë prof. Ilir Gjipali.

Ekspediat e këtij vit është në vijim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore, thotë më tej zoti Gjipali.

"Ekspedia e këtij viti është në vazhdim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore e cila ka qenë shumë e pasur me vendbanime prehistorike, flas këtu për zonën e Korçës dhe Pogradecit. Në mënyrë të veçantë kërkimet dhe për vendbanimet palafite që janë vendbanime liqenore si janë ato të Porgradecit dhe të zonës së Korçës në ish liqenin e Maliqit të dikurshëm kanë dhënë të dhëna interesante që tregojnë për një aspekt tjetër të neolitizimit të territoreve shqiptare", thotë ai.

Ekspeditat arkeologjike pritet të vijojnë për të hetuar shtrirjen e vendbamit, për të gërmuar në banesa dhe të tjera struktura që lidhen me mbrojtjen e vendbanimit.

Sipas arkeologëve do kërkohen vite të tjera të kërkimeve nënujore për të krijuar më pas edhe mundësinë e ndërtimit të një muzeu që do të paraqiste zbulimet në këtë rajon. /Burimi i lajmit VOA 

lin pogradec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj