LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhduket gruaja nga Gjakova, familja e tmerruar: E mori një fierak me taksi, ka lënë vajzën 10 vjeçe

Ajo njoftoi hallat dhe të atin në emigrim, i cili udhëtoi menjëherë drejt Kosovës.

15 Nëntor 2024, 21:53 Nga E. D
Zhduket gruaja nga Gjakova, familja e tmerruar: E mori një fierak me taksi,
foto nga emisioni

TIRANË- Ishte ditë e shtunë, 12 tetor 2024. Afërdita Shpendi, braktis vajzën e vogël 10 vjeçe dhe largohet nga banesa e saj në Sopot, një fshat i vogël 8 km nga Gjakova, duke humbur çdo gjurmë e duke alarmuar familjarët e saj. Mungesa e 39-vjeçares prej orësh të tëra në banesë e shqetësoi të voglën. Ajo njoftoi hallat dhe të atin në emigrim, i cili udhëtoi menjëherë drejt Kosovës.

Ndërkohë familjarët e Afërditës, pas denoncimit për zhdukje në Policinë e Kosovës, kontaktuan edhe emisionin Piranjat, pasi 39-vjeçaren diçka e lidhte me Shqipërinë. Gjatë një komunikimi me bashkëshortin e Afërditës, ky i fundit la të kuptohej se gruaja e tij ishte larguar me një person tjetër, dhe se ishte i zhgënjyer prej saj, e nuk kishte asnjë interes ta gjente.

“Interesi ynë është vetëm të dimë a është gjallë, asnjë interes tjetër nuk kam më“, i tha ai gjatë një bisede telefonike gazetarit Freard Rista.

Arsyeja e kësaj sjellje të bashkëshortit të Afërditës është një lidhje jashtë-martesore që 39-vjeçarja kishte krijuar së fundmi me një person që quhet Arjan Balla, nga fshati Kallm i Fierit. Lidhje e cila kishte pak kohë që kishte nisur përmes rrjeteve sociale dhe që natyrisht kishte shqetësuar të afërmit e gruas së re, të cilët udhëtuan me urgjencë drejt Shqipërisë.

“Dyshimet janë që ka ardhur këtu (Shqipëri). Dua të di a është gjallë apo jo? Gocën e ka lënë 10 vjeçe vetëm në shtëpi. Shumë na ka shqetësuar, s’na ka ndodhur kurrë”, tha nëna e Afërditës.

“Atë ditë që është zhdukur Afërdita ai person (Arjan Balla) ka publikuar një video një restorant afër shtëpisë së Afërditës. Unë kam shkuar të nesërmen në restorant dhe kam pyetur nëse ka qenë ai person aty dhe ata na e kanë konfirmuar që po ka qenë dhe ka qendruar 5 orë vetëm. Pastaj i ka kërkuar atyre të restorantit t’i marrin një taksi. Folëm me taksistin që e mori në restorant dhe e pyetëm ku e ka çuar dhe na tha në fshatin Sopot ku e ka Afërdita shtëpinë. E kanë marrë një grua dhe kanë vazhduar drejt Prizrenit ku ndalesën e kanë bërë në stacionin e autobusave në Prizren”, u shpreh kushërira e Afërditës.

Në këtë situatë, si Policia, ashtu edhe familja bashkë me grupin e xhirimit të emisionit Piranja, nuk ishin të sigurtë nëse kishin të bëjnë me një largim vullnetar të 39-vjeçares, apo me rrëmbimin e saj me anë të shantazhit apo presionit. Familjarët e të zhdukurës dëshmuan se kur u largua Afërdita nuk kishte marrë asgjë me vete, përveç pasaportës dhe kartës së identitetit. Ajo nuk kishte lënë asnjë shënim.

Bashkë me familjen e ardhur nga Gjakova, Piranjat udhëtuan drejt Fierit, ku u bë denoncimi për zhdukjen e Afërditës, me të dyshuar Arjan Ballën. Pas denoncimit nisi kërkimi në fshatin Kallm i Fierit për të rënë në gjjurmët e Arjanit, por atje askush nuk e njihte. Piranjat siguruan numrin e telefonit të Arjanit, i cili u përgjigj menjëherë duke deklaruar se Afërdita ishte me të, jashtë-shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne nuk është se nuk donim t’i njoftonin se jam prind vetë. Afërdita është e rritur ka gojë vetë unë nuk jam askushi që ta ndaloj“, tha Arjani.

Ndërsa Afërdita sqaroi se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe me bashkëshortin, ndaj kishte marrë këtë vendim drastik.

“Thuaj atyre (familjes) Afërdita është shëndoshë e mirë dhe e do Arjanin. Për jetë nuk kthehem në atë vend. Nuk ka Zot që na ndan përveç vdekjes“, u shpreh ajo./PIRANJAT

afërdita shpendi piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj