15 Nëntor 2024, 20:59
Nga E. D
fotot ilustruese
SELENICË- Fshati Vodicë i Bashkisë së Selenicës është duke u shpopulluar për shkak të urës së amortizuar që lidh këtë fshat. Ura tip pasarelë e cila ka më shumë se 44 vite që është ndërtuar për të lidhur banorët e fshatit Vodicë me pjesën tjetër të komunës Kotë, është amortizuar duke rrezikuar banorët që kalojnë mbi të.
Kavot mbajtëse të urës janë ndryshkur nga koha, pjesa poshtë , llamarinat po ashtu, dërrasat e kalbura janë rreziku i përditshëm i banorve.
Fiks Fare transmetoi 1 javë më parë pamjet e gjendjes aktuale të kësaj ure. Bashkia ndërhyri duke çuar 40 copë dërrasa ,por gozhdët e tyre rrezikojnë t’u çajnë gomat e makinave banorëve.
Dikur fshati ka patur 180 banorë, ndërsa sot jetojnë rreth 80 banorë. Ura pasarelë është ndërtuar në vitin 1976 nga një banor i cili nuk ka qenë specialist dhe e ka bërë në mënyrë amatore, dhe banorët ankohen se nuk është vënë dorë fare për rregullimin e saj. Edhe ndërhyrja më e fundit e bashkisë me dërrasat që u kanë dalë gozhdët nuk ka dhënë zgjidhje për banorët. Ata tregojnë se janë ankuar në Bashkinë Selenicë ku prej saj kanë marrë si përgjigje që është miratuar fondi dhe ura do u bëhet e re ” se kur nuk dimë gjë” pohojnë banorët.
Fillimisht kjo urë pasarelë është ndërtuar me qëllimin e kalimit të këmbësorëve dhe kafshëve të punës dhe ka pasur një gjerësi prej 120 cm. Diku nga vitet 1992-1993 ura u zgjerua në 180 cm për të bërë të mundur dhe kalimin e makinave të vogla. Banorët thonë se këto i kanë bërë vetë dhe mirëmbajtjen po ashtu. Por kavot e urës kërkojnë grasatim çdo vit gjë e cila për banorët është e pamundur.
Pas ankesës së banorëve Fiksi iu drejtua Bashkisë Selenicë për problemin e urës pasarelë. Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Selenicë thotë se janë në dijeni të problematikës madje kanë edhe një projekt për të dhe shpresojnë të shpallen fitues për implementimin e tij. “Është hapur një thirrje nga Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe jemi duke hartuar një projekt, për të ndërtuar një urë të re, një urë monolite. Inshallah, na shpallin fitues që ky problem të zgjidhet” përfundon drejtori./Top Channel
fshati vodicë
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:47
E. D
TIRANË- Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në vend. Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në zonën e Kodr&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:15
N.F
Anija e emigrantëve
GJADËR- Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen edhe një herë drejt vendit tonë duke sh...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:11
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin antidrogë në zonën e Kodrë...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 19:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ak...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 19:15
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë në Pogradec është denoncuar i zhdukur nga familjarët ...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 18:01
N.F
Takimi
TIRANË- Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni po zhvillojnë në Tiranë një kongres...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 17:54
r.ll
foto nga korca
KORÇË- Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku ësht&e...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 17:41
r.ll
foto ilustruese
DIBËR- Një 60-vjeçar është gjendur i pajetë në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës".
Sipas informac...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 17:10
r.ll
flutura basha
TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka folur lidhur me atentatin mafioz me katër viktima n...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 17:03
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë. Gjat...