"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Zjarr masiv në ishullin e Sazanit, 61 efektivëve u del jashtë kontrollit, Peleshi: I pengon terreni
Ssipas Peleshit, bimësia dhe terreni ua vështirësojnë punën.
5 Qershor 2022, 18:14Nga DOSJA
Zjarri në ishullin e Sazanit
VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë ishullin e Sazanit prej mesditës së sotme, për herë të dytë brenda kësaj jave. Mësohet se zjarri ka dalë jashtë kontrollit, pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur ‘Plazhi i gjeneralit’ ka marrë flakë duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se janë 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Por, sipas Peleshit, bimësia dhe terreni ua vështirësojnë punën.
“Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit,”- shkruan Peleshi.
Sazani u përfshi nga flakët edhe dy ditë më parë, por zjarri u shua shpejt.