LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret në vend/ 4 vatra në qarkun e Vlorës, Beratit dhe Dibrës vijojnë aktive! 17 hektarë sipërfaqe e djegur në Bulqizë, flakët rrezikojnë një pjesë të Parkut Kombëtar Lurë

Zjarri mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në qarkun e Vlorës vijon të jetë aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Për vënien nën kontroll të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Në fshatin Zgërbonjë në qarkun e Beratit, vatra e zjarrit vijon aktive prej tre ditësh dhe gjithashtu nuk paraqet rreizk për zonat e banuara. 

8 Korrik 2025, 20:44 Nga r.ll
Zjarret në vend/ 4 vatra në qarkun e Vlorës, Beratit dhe
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Bëhet me dije se prej mëngjesit janë raportuar 15 vatra zjarri, prej të cilave 11 janë shuar, ndërsa 4 janë ende aktive. 

Zjarri mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në qarkun e Vlorës vijon të jetë aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Për vënien nën kontroll të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Në fshatin Zgërbonjë në qarkun e Beratit, vatra e zjarrit vijon aktive prej tre ditësh dhe gjithashtu nuk paraqet rreizk për zonat e banuara. 

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, zjarri vijon aktiv në vendin e quajtur "Fusha e Peladhisë" në fshatin Fushë Bulqizë, për fikjen e të cilit u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.

Në vendin e quajtur "Liqeni i Luleve" në Lurë, zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës
2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.
4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë
6. Në lagjen Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,
7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar
8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd
9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier
10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin
11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë
1. Vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbeshtetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara

Qarku Berat
2. Fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Qarku Dibër
3. Vendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.

4. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj