LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët e Kosovës patën ndikim? Vdekja e të riut në Lipjan gjatë arrestimit, çfarë dihet dhe kujt i drejtohet përgjegjësia?

Policia tha se i ndjeri, i cili u identifikua më vonë si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit. Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

8 Korrik 2025, 19:13 Nga r.ll
Policët e Kosovës patën ndikim? Vdekja e të riut në
pamje nga momenti i ndalimit te te riut

KOSOVË- Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.

Flamur Dylhasi, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia e viktimës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta pohojë e as mohojë shkakun e vdekjes, pasi ai komunikon vetëm me prokurorinë.

Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ka informacione që e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e të riut me veprimet e policisë gjatë arrestimit.

“Në bazë të informatave që na kanë ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, del se autopsia ka përcaktuar se viktima është ngufatur nga policia. Do të thotë, policët kanë ndikuar - në njëfarë mënyre - në vdekjen e të riut”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë. Rasti ndodhi në orët e para të 7 korrikut në Lipjan - komunë në pjesën qendrore të Kosovës.

Policia tha se i ndjeri, i cili u identifikua më vonë si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit. Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Në këtë situatë ende të paqartë, familja thotë se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet. Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë. Arbër Beka, nga Inspektorati Policor i Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ky institucion po vazhdon hetimet për sjelljet e dyshimta në këtë rast dhe po shqyrton të gjitha provat, përfshirë video-incizimet dhe dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes.

Ankesat ndaj policisë, shqetësim i vazhdueshëm

Ankesat për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë të rralla. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës pranoi mbi 1.300 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, disa prej të cilave kishin të bënin me tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të tepërt të forcës.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Policor të Kosovës, pothuajse gjysma e ankesave ndaj policisë gjatë vitit të kaluar, ishin ndaj zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Pas saj u renditën Peja dhe Ferizaj me numër më të vogël, por ende të konsiderueshëm të ankesave.  Trendi i ankesave ndaj policisë duket se po vazhdon të rritet edhe gjatë vitit 2025. Në gjysmën e parë të vitit, Inspektorati ka marrë qindra ankesa të reja, që tregojnë se besimi i qytetarëve ndaj sjelljes së policisë mbetet i brishtë.

Pavarësisht këtyre ankesave, ministri në detyrë, Sveçla, përsëriti se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet një institucion i besueshëm dhe profesional, i përkushtuar ndaj shërbimit të qytetarëve. Miftaraj nuk pajtohet plotësisht, duke argumentuar se ndryshimet në politikat për shkollimin dhe trajnimin e policëve, janë duke sjellë sfida serioze në këtë institucion.

Ai thotë se rastet e sjelljes jo të duhur nuk mund t’i atribuohen gjithë policisë, por se janë shenja të një problemi në rritje.

“Ato duhet të merren si shkak për të ndërtuar strategji, për të ndërtuar politika, për të rritur llogaridhënien dhe për të rritur përgjegjshmërinë e policëve, që të mos vijmë në situata si ajo me 27-vjeçarin që gjeti vdekjen”, thotë Miftaraj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se trajnimi për policët e rinj në Kosovë zgjat vetëm tre muaj - më pak se në çdo vend tjetër të rajonit.

Policia e Kosovës tha atëkohë se ky ndryshim është bërë më shumë se një vit më parë, duke e përshtatur kohëzgjatjen e trajnimit nga gjashtë në tre muaj, për shkak të “nevojave dhe kërkesave operative”. Miftaraj thotë se çështja e përgatitjes së policëve duhet të merret më seriozisht, pasi përgatitja e mangët profesionale ndodh që reflektohet pastaj në terren.

Ai shton se shumë nga mekanizmat e brendshëm në Policinë e Kosovës, që supozohet t’i adresojnë sjelljet e pahijshme të zyrtarëve, janë pa ndikim real.

“Mosndëshkimi i atyre policëve (që tejkalojnë përgjegjësitë) bën që të përsëriten rastet e tilla”, thotë Miftaraj.

Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë - në mesin e tyre disa për sulme. Megjithatë, duket se masa disiplinore merren për një pjesë të konsiderueshme të rasteve. Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Burim Ramadani, i cili më herët ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes, thotë se qytetarët nuk kanë arsye ta humbin besimin në Policinë e Kosovës.

Por që ky besim të ruhet, prokuroria, qeveria, vetë policia dhe mekanizmat tjerë përgjegjës, duhet të jenë të saktë, striktë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo rasti kur policët nuk veprojnë profesionalisht, thotë ai. Për rastin në Lipjan, Ramadani thotë se është e qartë se ka pasur mungesë të reagimit profesional nga ana e policisë.

“Në momentin kur vendosen prangat, policia e ka për obligim që të kujdeset për personin, për frymëmarrjen e tij, për aspektin fizik, t’i ofrojë ujë ose gjëra të domosdoshme dhe ta vendosë në pozicion ku qytetari nuk mund të asfiksohet ose nuk mund të ngufatet. Kjo është detyra parësore e policit”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se rasti në Lipjan është “i izoluar”, por duhet të shërbejë si alarm për përmirësimin e sjelljes dhe trajnimeve, veçanërisht për policët e rinj.

“Është një moment, i cili do të duhej të vendosej në kokën e menaxhmentit, të ministrisë, të policisë... për të përmirësuar atë që ka shkuar gabim”, thotë Ramadani.

Sipas Inspektoratin Policor të Kosovës, shumica e ankesave për sjelljen e zyrtarëve policorë vijnë nga qytetarët shqiptarë të Kosovës.

Të dhënat ndër vite tregojnë, po ashtu, se numri i ankesave ndaj policisë ka nisur të rritet me ritëm më të shpejtë nga viti 2020. Radio Evropa e Lirë mori vesh se pas rastit në Lipjan, në mesin e policëve është shpërndarë një mesazh nga eprorët e tyre, i cili thotë:

“Dhuna e tepruar, pa marrë parasysh rrethanat, nuk ka vend në një shtet demokratik që synon standarde perëndimore. Drejtësia nuk mund të vonohet. Llogaridhënia duhet të jetë e paevitueshme. Dhe - më e rëndësishmja - sistemi ynë duhet të garantojë që qytetarët të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, pavarësisht se kush janë”./REL

policia e kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës