LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzat e Goxhajt, Qorri: Nuk jemi aq të pasur, nuk kam aplikuar te Soros

24 Dhjetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Akuzat e Goxhajt, Qorri: Nuk jemi aq të pasur, nuk kam aplikuar te Soros

TIRANË– Pedagogu Arlind Qorri ka reaguar pas akuzave që iu bënë nga avokati Altin Goxhaj pas publikimit të pagës. Goxhaj publikoi ditën e djeshme një listë pagash, në të cilën ishte dhe ajo e pedagogut. Ai u shpreh se paratë financohen nga Soros e se marrin miliona.

Qorri reagoi sot me anë të një shkrimi të bërë në ‘Facebook’, se çdo muaj një pjesë të rrogës ia dorëzon organizatës, e se nuk është aq i pasur sa u akuzua. Ai tregon se ka hapur një institut të quajtur Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror (IKESH). Qorri thekson nuk ka marrë para dhe as ka aplikuar te fondacioni Soros ashtu siç u akuzua.

REAGIMI i Arlind Qorrit:

Nga aktivistët e Organizatës Politike, njeriu që paguhet më shumë jam unë. Buxheti i shtetit më jep plot 76.400 lekë në dorë (ose 97.073 lekë bruto) si pedagog. Çdo muaj një pjesë të rrogës ia dorëzoj Organizatës, ashtu siç bën, sipas takatit, çdo aktivist/e e OP. Me këto para nxjerrim ndoca rroga 50.000-lekëshe për të tjerë aktivistë që punojnë me kohë të plotë për Organizatën Politike. Në vendosjen e nivelit të pagës respektojmë me fanatizëm parimin e vjetër të së majtës: paga e organizatorit politik nuk mund të jetë kurrë më e lartë se ajo e një punëtori të kualifikuar. Afërmendsh nuk jemi aq të pasur dhe as kemi mijëra anëtarë që paguajnë kuotizacione, kështu që për të mbuluar disa shpenzime bazike të aktivitetit politik dhe për të mbajtur një grusht njerëzish si aktivistë profesionistë – pa të cilët jo sot, por në krejt historinë ka qenë i pamundur aktiviteti i dendur politik – kemi hapur një institut të quajtur Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror (IKESH). Ndër vite kemi marrë mbështetje financiare nga disa fondacioneve të së majtës evropiane, si dhe nga sindikata të rëndësishme botërore pikërisht për të kontribuuar me mish e me shpirt për organizimin dhe vetëdijesimin e punëtorëve. Me këto të ardhura mbulohen pagat e disa shoqeve/shokëve të tjerë. Asnjëherë nuk kemi marrë para dhe as kemi aplikuar te fondacioni Soros – jo thjesht për të shmangur pocaqillëkun konspirativist, por edhe se jemi të vetëdijshëm se idetë dhe veprimtaria jonë politike janë antagoniste me interesat e miliarderëve “bamirës”.Sidoqoftë shumica dërrmuese e aktivistëve të Organizatës Politike nuk paguhen nga OP – jo vetëm se nuk kemi lekë mjaftueshëm, por edhe se e kemi parim të ruajmë një raport numerik dukshëm në favor të vullnetarizmit. Kësisoj shoqet dhe shokët e tjerë punojnë në call center-a, lokale, shitës në dyqane, motoristë picash, por edhe profesionistë të kualifikuar.Kthehemi tani te paga ime si pedagog. Ajo më mundëson të jetoj normalisht, pavarësisht se nuk m’i plotëson të gjitha nevojat. Gjithsesi nuk qahem pasi, sipas llogaritjeve, bëj pjesë te 7% më i paguar i shoqërisë. Për shkak se mendoj që nivelin e pagës time nuk e përcakton vetëm puna ime, por edhe mundi i keqpaguar i miliona punëtorëve anembanë Shqipërisë, prej 11 vjetësh mundohem t’ia kthej shoqërisë këtë borxh duke u përpjekur për të drejtat e punëtorëve dhe çdo njeriu të nëpërkëmbur. Dhe, së bashku me shoqet dhe shokët e mi krenarë, do të ecim kësaj rruge deri kur në Shqipëri të ngadhënjejnë e drejta dhe e vërteta. Post ScriptumJam i lumtur që dolën publikisht të dhënat e pagave jo vetëm se na vërtetuan pabarazinë e frikshme mes njerëzve të thjeshtë dhe puthadorëve të oligarkëve e pushtetarëve, por edhe sepse kjo është përgjigjja më e mirë ndaj këllirave konspiracioniste që kanë pretenduar herë pas here se unë jam pronar pallatesh apo se shoqet dhe shokët e mi paguhen miliona lekë. Ardhtë sa më shpejt dita kur të bëhen publike llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme të të gjithë pasanikëve!

Por, çfarë tha Goxhaj për Qorrin?

SHKRIMI I ALTIN GOXHAJT:

QUIZ PËR STUDENTËT që habiten me këta të Lëvizjes së Qorrit në Universitet se pse janë pro vaksinimit me detyrim. Shikojeni pak listën e pagesave të komunistëve që paguhen si specialist dhe analist organizimi (terma të denjë për KOMINTERNin dhe Rrjetin Soros). Gjeni kush i paguan me rroga nga 550 deri në 1000 Euro: Soros ? Veliaj ? Rama Marksi ? Minatorët e Bulqizës ? Proletariati Botëror ? Ja kshu kshu dhe ju habiteni se kush i paguante për sulmet fizike ndaj aktivistëve të tjerë dhe këto prrallat me sulme ndaj Veliajt, domatet dhe vezët Lojërat e Soros me diversantë. Ide e bukur kjo me shpik kështu institutesh komuniste që të mos merret vesh nga hyjnë dhe dalin milionat e Sorosit. Dhe të mendosh që këto janë vetëm rrogat e stafit, mendo kostot administrative, aktivitetet, dietat, materialet e propagandës, etj. sa miliona bëjnë çdo muaj. Mendoni sa i kanë faturuar vezët apo domatet kur bëjnë thiatro opozitare për ti gjuajtur politikanëve Dhe si u thonin studentëve? Jemi vullnetarë Gjysma e tyre në këtë listë pagesash janë apo kanë qenë ende studentë kur paguheshin sa 2 fishi i shokëve të bankave që u thahej pështyma nëpër call centera, sepse komunistat e të gjithë vendeve të botës i bashkon parazitizmi dhe propaganda pro diktaturave të sponsorizuara nga miliarderët!!!P.s. Këtë ma çoi një student kundër vaksinimit të detyruar që do vijë në Protestën e të Hënës 12:00

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj arlind qorri skandali me pagat e qytetareve altin goxhaj arlind qorri skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj