LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për Bashën/ Ish-deputeti i PS, Dashamir Peza del me tjetër tezë: Kaseta e masakrës së Krushës i është dorëzuar

16 Nëntor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Akuzat për Bashën/ Ish-deputeti i PS, Dashamir Peza del me tjetër

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza në një rrëfim ekskluziv me Drejtorin e Përgjithshëm të Informacionit dhe Programacionit në News24, Robert Rakipllari hodhi dritë në lidhje me një ngjarje të 22 viteve më parë, masakrën e Krushës së Madhe, e rikthyer në vëmendje pas akuzave të artikuluara edhe nga kryeministri Rama, se kasetën me filmime të kameramanit amator Milaim Bellanica, e ka Lulzim Basha, në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë.

Ndryshe nga sa thuhet, Peza, në atë kohë përkthyes i një ekipi të BBC-së tha se është takuar vetë me këtë kameraman dhe se kasetën ia ka dorëzuar BBC-së. Ai po ashtu tha se beson që kjo kasetë mund të jetë dorëzuar nga ekipi i BBC-së, pranë OKB-së, pasi kjo e fundit edhe e ka marrë në pyetje kameramanin që filmoi masakrën ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 vetë.

Robert Rakipllari: Pra, përfaqësues të OKB e kanë marrë në pyetje psi dëshmitar Milaimin…

Dashamir Peza: Po, kanë bërë një intervistë për dëshminë e tij, se çfarë kishte parë ai. Unë do thoja që akti i tij është tepër heroik. Të gjithë u impresionuam, pasi vuri jetën e vetë në rrezik dhe të nënës së tij që mbajti kasetën. Deri dje isha krenar që isha pjesë e kësaj historie edhe pse sot lajmi ka marrë një rrjedhë të padëshiruar. Jetojmë në një periudhë ku loja me fatin dhe personalitetin e tjetrit është kthyer në të pacipë, dje po thoja pse më qëlloi fati të isha pjesë e saj.

Robert Rakipllari: Jeni takuar më me të pas këtij momenti?

Dashamir Peza: Jo nuk e kam takuar, nuk kam mbajtur më kontakte

Robert Rakipllari: Ai pretendon se ka bërë padi në prokurori për çështje pagesash…

Dashamir Peza: Kush duhet të paguante, unë?

Robert Rakipllari: Ai përmend prokurorin Rakipi…

Dashamir Peza: Është kaq e paparitur për mua, jam shkëputur nga mediat e lajmet duke jetuar edhe në fshat, por po të them që deri dje se kam pas idenë që kjo histori ekziston dhe unë qënkam i akuzuar. Nëse do kishte ndonjë pagesë, të pyetet BBC nëse ka akorduar ndonjë shumë për të dhe ka dashur t’ja japë përmes meje, por që unë s’ja kam dhënë kjo nuk qëndron. Por unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për lajme, e ka kriter BBC.

Robert Rakipllari: Zoti Bellanica, pretendon që këtë kasetë ia ka dhënë Lulzim Bashës që punonte në UNMIK dhe se e ka zhdukur ai…

Dashamir Peza: Nuk kam asnjë lloj dijenie. Di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë me Melaimin, mbaj mend që është intervistuar.

Robert Rakipllari: Ka qënë Basha?

Dashamir Peza: As e kam njohur, as ia kam idenë kush ka qënë Basha në atë kohë.

Robert Rakipllari: Ju dini që kasetën e ka dhënë tek BBC e cila e ka dorëzuar pranë OKB?

Dashamir Peza: Këtë përshtypje kam, por kanë kaluar 22 vite. Kështu besoj se ka ndodhur se ka pas kontakt mes tyre. Nuk do habitesha ta kenë marrë përfaqësues të OKB

Robert Rakipllari: Si përfaqësues politik dhe anëtar i PS, si e gjykoni këtë debat kur udhëheqësit politikë të Kosovës janë të akuzuar në Hagë për krime lufte dhe këtu ka polemika mes palëve?

Dashamir Peza: UCK është forcë e lavdishme dhe ashtu duhet të mbetet. Shqiptarët të jenë bashkë për t’i qendrurar në krah luftëtarëve të lavdishëm të UCK. Përtej arritjeve si njohje politike ka momente kur klasat politike të kalojnë përtej interesave imediate, të jenë bashkë dhe t’i rrinë në krah këtyre njerëzve që kanë udhëheqyur një luftë të jashtëzakonshe që meriton respektin dhe përuljen tonë.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir peza masakra e krushes dashamir peza masakra e krushes

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit