LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzohet nga qytetarja për përdhunim, specialisti i Krimeve “flaket” në rrugë

21 Tetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Akuzohet nga qytetarja për përdhunim, specialisti i Krimeve

SHKODËR- Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz, tregon për emisionin “Stop” se është akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, e cila vjen nga jetimorja e Shkodrës, se zoti Duraku e kishte përdhunuar. Ajo ka bërë kallëzim, ku shprehet, se Duraku abuzoi me të në zyrën e tij, teksa kjo e fundit ishte paraqitur për të denoncuar një ngjarje tjetër, pengmarrje dhe përdhunim prej një grupi individësh.

Ajo ka pohuar, se Izmiri e kishte çuar në një banesë dhe ajo kishte mbetur shtatzënë, duke u detyruar të abortonte. Adriana pretendon, se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 Qershor 2020 dhe u lirua të nesërmes, pasi nuk kishte prova. Por dy ditë më pas më 8 Qershor, Izmiri u përjashtua nga policia pikërisht për këtë akuzë.

“Si ka mundësi që unë ndalohem në datën 5, lirohem në datën 6 dhe në datën 8 me vjen urdhri për përjashtim nga policia, nga drejtori i Policisë kriminale, si dhe një urdhër pezullimi kur në vetvete urdhri i pezullimit është i ligjshëm derisa të vërtetohet ajo për të cilën unë akuzohem. Ata e kanë shkatërruar një oficer policie, e kanë hedhur dhe flakur.

Drejtori i policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit ka sjellë një shkresë për pezullimin dhe përjashtimin tim nga policia. Po në datën 8 është një shkresë tjetër për pezullim. Tani kujt t’i besoj pezullimit apo përjashtimit. Unë bëra ankinimin e komisionit të apelimit, në mënyrë kategorike nuk mori asnjë lloj prove, por ato bënë përjashtimin tim nga policia duke marrë fakt të kryer kallëzimin e asaj shtetase”, është shprehur Izmir Duraku.

Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallëzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Madje Adriana Berisha u procedua për kallëzim të rremë.

“Unë denoncuesen Adriana Berisha e njoh, siç e njoh këtë nga shtëpia e fëmijës, njoh shumë të tjerë po nga shtëpia e fëmijës. Por që të jem takuar unë me Adriana Berishën siç pretendon ajo në kallëzimin që ka bërë që unë e kam përdhunuar, duke më akuzuar që unë e paskam lënë shtatzënë, që më ka akuzuar që kam një tatuazh në qafë, që në kohën kur është bërë përdhunimi unë kam qenë 35 vjeç, kur në fakt në kohën e përdhunimit unë kam qenë 59 vjeç, duke më akuzuar dhe për shumë gjëra. Prokuroria e Rrethit të Gjykatës Shkodër i ka verifikuar të gjitha”, ka rrëfyer Izmir Duraku.

Megjithëse Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë punonjësit, vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende. Por Izmir Duraku ka mbetur i papunë dhe vuan pasoja psikologjike e financiare.

“Gjykata administrative në Tiranë, hodhi poshtë vendimin e komisionit të apelimit të bazuar në ligj dhe në provë dhe kanë vendosur që të më paguajnë 12 paga si dhe pagën kalimtare. Ligjërisht pala humbëse e apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Lartë. Si kryefamiljar dhe si ish-punonjës policie, kërkoj si qytetar nga Gjykata Administrative në qoftë se keni mundësi, ju lutem shikoni problemin tim.

Kam bërë disa kërkesa për përshpejtim. Si çdo shtetas shqiptar kam marrë kredi nëpër banka të ndryshme për nevoja personale dhe familjare. Nga një vit pagesë, gati po bëhen dy vite që unë nuk kam paguar asnjë Lekë, penaliteti ka ardhur 3 milion e 200 mijë Lekë të vjetra. Jam prind, kryefamiljar, jam gjysh, keni bërë gabimin më të madh të jetës suaj dhe nuk jeni treguar shumë seriozë në atë që ju keni bërë karshi meje”, ka thënë ndër të tjera Izmir Duraku.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriana berisha izmir duraku adriana berisha izmir duraku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj