Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Fshehu ndryshimin e emrit të të atit? Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten Hoti
21 Tetor 2021, 10:42Nga DOSJA
TIRANË– Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti. Ankesa lidhet me fshehjen e ndërrimit të emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti. Dokumentet të cilat mbajnë datën 13.10.2021 i janë dorëzuar në adresë të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit si dhe u janë dorëzuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, drejtuesit të SPAK, Arben Krajës si edhe ambasadoreve të SHBA, Yuri Kim dhe Luigi Sorecës.
‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në ankimin e dorëzuar në KQZ, të firmosur nga Llesh Nikolli, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.
Nëse vërtetohet kjo ankesë, Hoti rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.
TIRANË- Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë...
KOSOVË- Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën për bashkimin e tregjeve të Energjisë Elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Enti Rregullato...
Autoriteti i Konkurrencës do të mbajë nën monitorim edhe për një vit 4 kompanitë e miellit për të cilat kishte zhvilluar më herët edhe një hetim të thelluar ku ...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ku është konstatuar se vonesa në procesin e legaliz...
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se një kamion ka përplasur një të moshuar 70-vjeçar, i cil...
TIRANË- Banorët e Astirit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e një pallati 8-katësh në afërsi me banesat e tyre. Një banor është shprehur s...