LIVE UPDATES
Bota

Alarm në BE! Gati të shpërthejë situata me refugjatët në Greqi? Qeveria ndërhyn me ashpërsi, por…

3 Nëntor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Alarm në BE! Gati të shpërthejë situata me refugjatët

“Nënë Rosa, më prano të lutem sot, sot në darkë, game”, lutet një i ri afgan. Nënë Rosa është gjermanja Rose Hanses, që ndihmon komunitetin e refugjatëve në Selanik. Ajo është e rreptë, kur vjen fjala për oraret e vizitave. Deri në orën gjashtë ajo dhe ekipi mjekësor janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. Që nga viti 2017 qëndron ajo me një ambulancë me targa Hamburgu dhe kujdeset për refugjatët në afërsi të stacionit të trenit. Për të riun afgan sot ajo bën një përjashtim. Sepse me “game” i riu nuk ka parasysh ndonjë lojë. Kjo fjalë anglisht do të thotë se, ata do të përpiqen të kalojnë sot kufirin përmes Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Afgani merr disa ilaçe dhe largohet.

“Selaniku është një qytet tranzit. Askush nuk do të qëndrojë këtu. Kufiri nuk është larg”, thotë Hansen. Zona përreth stacionit të trenit është një pikë grumbullimi e refugjatëve. Më shpesh ajo trajton infektime nga pickimi i mushkonjave apo infektime të tjera. “Në kushte të mungesës së higjinës pickimet e mushkonjave apo flluskat mund të kthehen në problem serioz”, thotë infermierja e diplomuar.

Qeveri e re, rregulla të forta

Para disa javësh autoritetet filluan të shpërndajnë refugjatët nga kampet e tejmbushura në Samos dhe Lesbos në veriun grek. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, thotë avokati Vasilis Kronopoulos. “Për shkaqe humanitare madje kjo është e nevojshme, por edhe kampet brenda vendit po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.”

Sipas tij, numri i ri i refugjatëve këtë verë në Greqi, praktikisht e ka kthyer vendin në situatën e vitit 2016. Kësaj i shtohet një problem tjetër. “Kushtet në kampe nuk janë të mira. Dhe shtrohet pyetja, nëse ato janë të përshtatshme për dimrin që po vjen.” Sipas tij, situata e refugjatëve është futur në qorrsokak. Ata nuk duan të qëndrojnë në Greqi. Megjithëse sistemi ofron disa shërbime, shumë vetë ndjehen të lënë vetëm.

Për Rose Hansen shtrohet pyetja, nëse këto shërbime mjaftojnë. Që nga korriku qeveris në Athinë qeveria e re konservatore. Kryeministri i ri, Kyriakos Mitsotakis që në fushatë kërkoi të veprohet me ashpërsi. “Që kur ka ardhur në pushtet Mitsotakis, refugjatët nuk marrin më AMKA”, thotë ajo. AMKA – numri i siguracionit shëndetësor në Greqi u siguronte refugjatëve më parë trajtim shëndetësor falas. Edhe një ndryshim tjetër ka vënë re Hansen. “Që nga ardhja e qeverisë së re, kemi pasur më shumë njerëz që janë keqtrajtuar.” Shumë refugjatë raportojnë për dhunë policore, edhe nga pala greke.

Zbarkuar në tokë e të harruar

Aktualisht në Greqi mbërrijnë kryesisht djem të rinj pa familje. Ata vijnë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria, Afrika e Veriut. Janë pikërisht ata refugjatë, që askush nuk i do më në veriun europian, dhe që në Gjermani shihen edhe si kërcënim. Rose Hansen nuk sheh probleme me ta, edhe pse nëna e dy vajzave i mirëkupton njerëzit që kanë frikë. Me disa fjalë arabisht dhe persisht ajo vendos rregull, kur fillojnë grindjet. Ajo ka krijuar autoritet me një përzierje të mëmësisë dhe kufijve të vendosur qartë.

Të lënë vetëm nuk ndjehen vetëm refugjatët, por edhe grekët. Së fundmi banorët e një fshati, Vrasna Paralia në Greqinë e Veriut vendosën barrikada. Sultana Klick, një greke që jeton prej 40 vitesh në Shtutgart shpjegon pse. “Fshati ynë ka 100 banorë, këtu jetojnë 1500 refugjatë. Tani duan të sjellin autobusë me 2000 refugjatë të tjerë.”

Ajo nuk mendon se situata është shkallëzuar. Shumë vetë kanë marrëdhënie të mira me refugjatët, thotë ajo. “Ne kemi ofruar veshje, ushqim, biçikleta, dhe kemi hapur një supermarket me produkte hallall, por ndërkohë fshatit i janë larguar turistët. “Nuk mund të qëndrojnë të gjithë refugjatët në Greqi”, thotë Sultana Kluck.

Marrëveshja me Turqinë – pa efekt

Këtë mendim ka edhe kryeministri i ri grek, Mitsotakis. Plani i tij – ligji i ri për azilin i cili u miratua së fundmi do të përshpejtojë procedurat e azilit. Një kërkesë do duhej të trajtohej nga disa javë deri brenda gjashtë muajsh. Por shumë refugjatë presin ndërkohë dy vjet për trajtimin e kërkesës. Athina kërkon të forcojë ligjet dhe të kontrollojë më shumë. Ndërkohë në Athinë janë shkëputur nga ëndrra, se marrëveshja me Turqinë për refugjatët do të zgjidhte të gjitha problemet. Sipas avokatit Kronopoulos, “kjo marrëveshje pas tre vjetësh e ka humbur efikasitetin. Refugjatët e dinë tani dhimbjen që ajo shkakton.” Megjithatë ata vijnë. Rose Hansen e konfirmon këtë. Përditë ajo trajton refugjatë para rrugëtimit drejt Europës Perëndimore. Për nëna Rosën, rezultat i pasigurisë. Ende gjendja në Greqi nuk ka shpërthyer. Por presioni ndaj BE po rritet gjithnjë e më shumë.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alarm be emigrantet greqi alarm be emigrantet greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj