“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Emmanuel Macron zemëron bullgarët, zv.kryeministri: Po pozicionohet për fushatë, s’ka të drejtë të fyejë popullin
3 Nëntor 2019, 07:05Nga DOSJA
Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për Jo-në e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët. Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika. „Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.
Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, „Valeurs Actuelles”, presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. „Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.
Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.
Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale.
KOSOVË– Një e mitur nga Gjakova është gjetur disa kohë pasi ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj. E mitura shqiptare është gjetur e dhunuar ...
KOSOVË– Djali i zv/kryeministrit në detyrë Fatmir Limaj, Durimi vijon sërish me shpenzimet e tij marramendëse për jetën e luksit të shfrenuar.Në një foto t...
SIRI- Rreth 13 persona kanë mbetur të vrarë në Siri gjatë një shpërthimi të një auto-bombe në qytetin Tal Abyad në kufirin me Turqinë. “Bazuar në në gjetjet e p...
TAJLANDË- Një shofer nuk ka mundur ta vazhdojë udhëtimin e tij, pasi është penguar nga një elefant. Kafsha super e madhe u ul sipër makinës duke i shkaktua...
SERBI- Vizitës së zyrtarit amerikan, Mattheë Palmer në Kosovë i ka kushtuar një artikull media serbe blic.rs. Ata shkruajnë se Palmer u treguar mjaft i qartë me...
ITALI– Një murgeshë është në pritje të një fëmije. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sicc shkruan “Gazzetta del Sud” edhe vetë murgesha është surprizuar nga ky la...
SIRI E VERIUT- Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi u tradhëtua nga një anëtar i rrethit të brendshëm, i cili ndihmoi që trupat amerikane të shkojn...
NORVEGJI- Një zbulim unik dhe i rrallë i bërë nga disa studiues në brigjet e Ørstafjorden, Norvegji. Zbulimi u bë nga kapiteni Nils Baadnes dhe nga nën Ronald R...