LIVE UPDATES
Art&Argëtim

29 Gusht 2021, 12:24 Nga DOSJA

TIRANË– Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e showbizit, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.

Burime pranë çiftit kanë treguar se në fillim mund të shkojë i vetëm dhe me stabilizimin atje, mund t’i bashkohet dhe Çiljeta, ndërkohë që nuk dihet nëse do t’i marrin me vete dy djemtë.

Deri tani është mësuar se edhe drejtuesit e klubit të kuq janë vënë në dijeni nga vetë futbollisti. Skuadra ende nuk dihet, sepse portieri ka vepruar në mënyrë diskrete gjatë kësaj kohe dhe nuk ka dashur të bëhet publike. Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është drejt largimit, por ishte “Panorama Sport” që zbuloi edhe ekipin që ka shfaqur interes konkret për portierin e “demave” dhe është Al Faisali Harmah.

Klubi nga Arabia Saudite emëroi në krye të pankinës dy muaj më parë, ish-trajnerin e Kombëtares, Paulo Tramexanin. Ky i fundit, pasi ka studiuar tri alternativat që ka në portë dhe nuk është bindur, kërkon me çdo kusht Alban Hoxhën në ekip.

Alban Hoxha është nën kontratë me Partizanin dhe e vetmja mënyrë që të largohet, është të paguhet për kartonin e tij. Normalisht, në aspektin individual, Hoxha do të përfitonte shifra tepër të kënaqshme, por duhet bindur edhe klubi i Partizanit.

Tek Al-Faisali, Tramezani ka gjetur tre portierë me eksperiencë. AlKasar, Malaiekeh dhe AlHasaui janë portierët e ekipit saudit, por asnjë prej tyre nuk e ka bindur Tramexanin gjatë këtyre 30 ditëve që ka qenë në krye të stafit teknik.Trajneri 51-vjeçar e njeh mirë Alban Hoxhën gjatë kohës që ka qenë te Partizani dhe iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë gardianin 33- vjeçar në ekip.

Gjithashtu, Hoxha ka edhe një ofertë tjetër, po nga Arabia Saudite, prandaj dhe Tramexani u ka bërë “presion” drejtuesve të klubit të tij që ta finalizojnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur. Alban Hoxha duket se ka një jetë të tërë te Partizani. Gardiani 33-vjeçar u transferua te “demat e kuq” në verën e vitit 2013 nga ekipi i Besës.

Gardiani ka luajtur 290 ndeshje me skuadrën e Partizanit, ku ka arritur ta mbajë rrjetën e tij të paprekur në plot 134 takime. Mbetet për t’u parë se kur kapiteni i të kuqve do të vendosë për transferimin në Arabinë Saudite, për t’u ndarë me Partizanin pas më shumë se tetë vitesh… Karrierën e tij e ka nisur te Dinamo, ku ka luajtur për ekipet e moshave.

Pas dy vitesh huazim tek Egnatia (2005-’06) dhe tek Apolonia (2006-’07), Dinamo vendosi të heqë dorë përfundimisht nga Hoxha, i cili në verën e vitit 2011 u transferua te Kastrioti. Te krutanët qëndroi vetëm një vit për t’u transferuar më pas te Besa e Kavajës, ku bëri një sezon të shkëlqyer dhe bindi Partizanin për ta transferuar.

Që nga ai sezon, Hoxha ka qenë ndër portierët më të mirë në futbollin shqiptar, ndërkohë që këto kohë është përfolur për dasmën e afërt me Xhilagën, që me gjasa do ta finaloizojnë pasi të vendoisë për kontratën e re. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë nga jeta e saj private dhe sidomos marrëdhënia me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën.

Me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ndau një moment nga loja e fundit në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i ka bërë kaq hapur. E ky çlirim i Çiljetës nga të qenit supersticioze e ka një shpjegim, dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, dhe planin e çiftit për të bërë celebrimin, në këtë vit të pestë të lidhjes.

Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike, kanë treguar për gazetën miq të afërt të çiftit.

Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5- vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”. Ndër të tjera, ajo tha se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e të birit, Fernandos, sepse ai ka qenë vetëm 3 vjeç kur Albani i është bashkuar familjes së saj.

ÇILJETA, 5 VITET E HISTORISË ME ALBANIN DHE RAPORTET ME FAMILJEN E TIJ

Mirëpo, ç’raporte ka Çiljeta me familjen e Albanit, tashmë në 5 vite histori? Edhe këtë fakt Çiljeta na e ka treguar hap pas hapi, me postimet e saj. Ajo postoi në “Instagram” një video të shkurtër ku shfaqej në kafe bashkë me motrën e Albanit, Ledën, teksa në sfond dëgjohej që e thërret me përkëdheli “dudu”.

“E moj kunatë”, shkroi këngëtarja krahas postimit, të cilin e shoqëroi me emojin e një zemre të kuqe dhe me një emoji trëndafili të kuq. Më parë, Xhilaga na kishte treguar edhe se si shkon me vjehrrën, nënën e partnerit të saj. Ajo publikoi një video në “Instastory”, në të cilën shihej vjehrra e saj duke gatuar, ndërsa Çiljeta dëgjohej duke i thirrur ‘muçi’.

Ndërsa në një intervistë për “Jashtë loje”, këngëtarja foli shumë për jetën e saj personale. Çiljeta tregoi se vazhdon të shijojë e qetë dashurinë me portierin e Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha, dhe ka kuptuar prej kohësh se ata janë bërë për njëri-tjetrin.

Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka i biri, Fernando, me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i biri ishte vetëm 3 vjeç: “Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël, thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë te muzika. Kurse djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë. Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte te karriget dhe ia bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky, o ma?!’, më thoshte mua. Ata janë si shokë bashkë. Albani i merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje. Por Fernando s’i mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra, prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”. Ajo u rrëfye si rrallëherë edhe më në detaje për partnerin e saj, Albanin: “Gjërat ndonjëherë janë të shkruara! S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai s’e mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër, kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

Çiljeta rrëfehet për lidhjen e saj, disa muaj pasi thyeu akullin në media vetë Albani. Ndërsa portieri i Partizanit dhe i Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha, foli për herë të parë për raportin intim që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, pak kohë më parë në ‘Wake Up’.

Pyetjeve se pse janë treguar të mbyllur karshi publikut në lidhje me jetën e tyre private dhe planet e së ardhmes në çift, Albani iu përgjigj: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam ta bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun”.

Ndërsa tentativës së moderatorëve për të zbuluar më shumë detaje nga bashkëjetesa e tyre në një shtëpi, Albani iu përgjigj: “Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo, jo, deri te kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagjja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që të mos e bezdis!”.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata po planifikojnë martesë dhe fëmijë, një plan që po e mbajnë sekret për shkak se janë supersticiozë.

Kujtojmë që një vit më parë mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin, pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta, për shkak edhe të ndonjë fotoje të Albanit në club, por që nga vetë këngëtarja ka qenë shumë zhurmë për asgjë.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu. Gjatë një interviste katër vite më parë, futbollisti Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen e saponisur me Xhilagën.

Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin. Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës!”.

I pyetur nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! “.

SKENARI I DASMËS, BUZË DETIT SI NË FILMA

Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë.

E sigurisht që vëmendjen e tërhoqi unaza shkëlqyese, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Para një viti, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës. /Panorama/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alban hoxha çiljeta xhilaga alban hoxha çiljeta xhilaga


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje