LIVE UPDATES
Bota

“Aleanca e vaksinave’: Vendet e pasura po bllokojnë donacionet për shkak të Omicron

16 Dhjetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
“Aleanca e vaksinave’: Vendet e pasura po bllokojnë donacionet

SHBA- Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja të bllokimit të donacioneve për vaksinat, nxitur nga shqetësimet për variantin Omicron. E njohur si GAVI, aleanca udhëheq përpjekjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në vendet në zhvillim.

Shefi ekzekutiv i Aleancës së Vaksinave apo siç njihet Gavi, Dr. Seth Berkley, paralajmëroi se bota mund të përballet me një situatë të ngjashme me atë të fillimit të pandemisë, çka do të përforconte treguesit e pabarazisë në shpërndarjen e vaksinës.

“Me variantin Omicron, ajo që kemi parë është paniku në shumë vende, që ka çuar në përshpejtimin e dhënies se dozave përforcuese, si për sa i takon numrit të njerëzve që i marrin ato, por edhe në afatin kohor për marrjen e tyre. Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të shohim një situatë, ku vaksinat mund të mos jenë të disponueshme për vendet në zhvillim. Gjithashtu po shohim donatorë që nuk duan të dhurojnë dozat e tyre me shpejt nga ç’munden, për shkak të pasigurisë”, tha Berkley.

Zoti Berkley i referohej dozave përforcuese në vendet e pasura për një kategori të gjerë njerëzish, jo vetëm për ata që rrezikojnë të infektohen me pasoja të rënda nga COVID-19.

Gavi, një partneritet publik-privat me bazë në Gjenevë ka qenë menaxheri kryesor i programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja, që fillimisht u angazhua të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit në të gjitha vendet, por kjo ndryshoi pasi vendet më të pasura, madje edhe disa të varfra, filluan të bëjnë marrëveshje dypalëshe për të siguruar vaksina.

Kjo izoloi shumë prej furnizimeve, në sasi të vogla në dispozicion dhe shkaktoi pabarazi të madhe në qasjen ndaj vaksinave. Nga rreth 10 miliardë doza që janë shpërndarë në mbarë botën, shumica dërrmuese kanë shkuar në vendet e pasura. COVAX-i ka shpërndarë pak më shumë se 700 milionë.

“Mesazhi im i rëndësishëm është që udhëheqësit politikë duhet të kujdesen për popullin e tyre, por në një pandemi globale, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje përhapjes së virusit në të gjithë botën. Nëse kjo nuk ndodh, krahas shqetësimit në aspektit humanitar, ka një kosto që lidhet me përhapjen e sëmundjes”, -tha ai.

Ndërsa mbetet ende e paqartë se sa i rrezikshëm, apo sa rezistent ndaj vaksinave është varianti Omicron, kjo gjë mund të kërkojë rishikimin e vaksinave ekzistuese apo prodhimin e të rejave. Javët e fundit, prodhimi global i vaksinave kundër COVID-19 është rritur dhe furnizimi është më pak problematik sesa dikur. Sfidë mbetet shpërdorimi i tyre.

Por zoti Berkley thotë se më pak se 1% e vaksinave COVAX kanë shkuar dëm.

Gavi pret të ketë 1.4 miliardë doza në dispozicion deri në fund të vitit. Fillimisht kishte vendosur një objektiv për të ofruar 2 miliardë doza.

Por ka ende pikëpyetje lidhur me furnizimet nga prodhuesit, miratimin nga entet rregullatore dhe donacionet e dozave që janë, disi më të paparashikueshme. Kritikët thonë se Gavi ka paragjykuar interesat vetjake kombëtare të disa vendeve dhe ka marrë përsipër përtej mundësive, të furnizojë të gjithë botën, përmes një programi të ri të madh, ndikimi afatgjatë i të cilit është i diskutueshëm.

Marrë nga: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota omicron vaksinimi omicron vaksinimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj