LIVE UPDATES
Bota

Zaev dorëzon zyrtarisht detyrën, i lë detyrë Kovaçevskit: Ruaj vlerat e partisë!

16 Dhjetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Zaev dorëzon zyrtarisht detyrën, i lë detyrë

MAQEDONI E VERIUT – Zoran Zaev, Kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën dhe ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake.

Në një deklaratë për mediat para selisë së partisë, Zaev u shpreh se, gjëja e parë që do t’i thotë liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit është ruajtja e vlerave të partisë. Zoran Zaev beson se një ndër sukseset që e presin si kryeministër Dimitar Kovaçevskin është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Zaev deklaroi se në bisedimet e deritanishme me kryeministrin e ri të Bullgarisë, është theksuar se brenda 6 muajve duhet të përmbyllet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

‘Kryetar, të uroj fat, mençurinë e ke, ta mbrosh këtë parti të madhe dhe shtetformuese, të kujdesesh për socialdemokracinë, të kujdesesh për unitetin dhe ruajtjen e lirisë dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe në parti. Ju uroj një mandat të suksesshëm si kryetar i LSDM-së, zgjedh një udhëheqje të urtë që të gjithë do ta ndjekim. LSDM është shtyllë e shtetësisë. Amaneti im është që të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, që LSDM-ja dhe vlerat e saj të zbatohen edhe më shumë. Atë çfarë kemi biseduar me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov është se kjo duhet të zgjidhet jo më vonë se 6 muaj. Jemi pajtuar se duhet të formojmë edhe grupe punuese për energjetikë, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, shëndetësi, dhe gjithçka çka është me rëndësi që të mund të krijojmë ambient, që të tejkalohen këto çështje”, tha mes tjerash ish-kryeministri Zaev.

Po kush është pasardhësi i Zoran Zaev në krye të LSDM-së?

Dimitar Kovaçevski u përzgjodh në këtë post pas zgjedhjeve të dyta brendapartiake, gjë që e tregojnë të dhënat nga votimet në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartiake në LSDM e kanë shfrytëzuar 43.469 anëtarë. Votimi ka përfunduar në orën 19.00. Ai gëzonte mbështetjen e fuqishme të zotit Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë të LSDM-së. Në një konferencë me gazetarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i ri Kovaçevski tha se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

Pasardhësi i Zaev tha se do t’i japë përparësi kthimit të unitetit brenda partisë dhe se programet sociale e demokratike të saj duhet të jetësohen në praktikë brenda shtetit. Ai theksoi parimin për një shans të drejtë dhe hapjen e partisë dhe institucioneve për ata, të cilët kanë kapacitet profesional. Rivali i tij, Jovan Despotovski, i cili është drejtor i një agjencie shtetërore, e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së tij në qeverinë e re me një post ministror. Ai tha se do të qëndrojë anëtar i thjeshtë i partisë. Ndërkaq, ish-nënkryetarja social-demokrate Remenski u shpreh se “edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë së bashku”. Kreu i ri i social-demokratëve aktualisht është zëvendës-ministër i Financave. Ai e merr drejtimin e partisë në një kohë të vështirë si në aspektin shëndetësor, ndërsa vendi është ndër më të prekurit në rajon nga pandemia e Covid-19, po ashtu edhe në aspektin e vështirësive ekonomike dhe krizës energjetike.

Marrë nga slobodenpecat.mk

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski zoran zaev dimitar kovaçevski zoran zaev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj