LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Vendi ku nuk pranoheshin biondet dhe mbylleshin dritaret për Sanremo-n”, Alketa Vejsiu çon diktaturën e pajetuar në San

7 Shkurt 2020, 07:44 Nga DOSJA
“Vendi ku nuk pranoheshin biondet dhe mbylleshin dritaret për

TIRANË– Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, ashtu siç edhe premtoi një natë më parë, u ngjit në skenën e “Sanremo” ku përveç prezantimit të disa sekuencave, mbajti edhe një monolog. Në fjalën e saj prej gjashtë minutash e pak sekonda, Vejsiu u ndal tek vendi ku është lindur, Shqipëria, të cilin e përshkroi si një vend ku shumë vite më parë nuk pranoheshin biondet dhe se mund të përfundoje në burg e të shpalleshe armik populli nëse dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n, pasi ishte e ndaluar.

Veshur me një fustan të kuq velvet që i zbulonte supet, Vejsiu nuk u drodh aspak nga emocionet e skenës së madhe të Sanremos, spektakël për të cilin u shpreh se e ndiqte gjithmonë fshehurazi pasi kishte mbyllur dyert dhe dritaret, një çmim që duhet ta paguaje për vitet e diktaturës. Moderatorja shqiptare falenderoi Italinë që nuk i ka braktisur kurrë shqiptarët dhe falenderoi Sanremon që i ka mbajtur gjithmonë ndezur ëndrrat e tyre në epokën e errët të diktaturës. Vejsiu nuk harroi të sillte në mendje edhe një moment bisede me të atin, që e kishte shkëmbyer kur kishte qenë fëmijë.

“E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!” Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”,”– tha ndër të tjera moderatorja dhe më pas kërkoi një mikrofon për të kënduar. Ajo vazhdoi të këndonte pikërisht këngën “Una lacrim sul viso” dhe vetëm pas disa sekondash iu bashkua Bobby Solo.

Edhe pse vetëm 36 vjeçe, gjë që me një llogaritje të vogël kuptojmë që Alketa Vejsiu ka lindur në vitin 1986, një vit pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, Alketa zgjodhi të fliste për një periudhë të errët në Shqipëri, të cilën nuk e ka përjetuar aspak. Moderatorja shqiptare mund të ketë dëgjuar rrëfime të ndryshme, ashtu siç edhe dimë të gjithë ne që mund të kemi lindur edhe pas viteve ’90, por Alketës nuk i është dashur të mbyllë dritaret fort për të ndjekur Sanremon.

Monologu i plotë i Alketa Vejsiut

Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret. Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës. Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët.

Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar. Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket. Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.

Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë. Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga. Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë. Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime. E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!” Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”.”

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu sanremo 2020 alketa vejsiu sanremo 2020

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Shkurt 2020, 13:54

TIRANË– E ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i pasdites” ishte Lola, transgjinorja 25-vjeçare që ka pranuar hapur orientimin e saj seksual. Lola ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj