6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Disa të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e zonës së njohur si Kodra e Priftit në Tiranës. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Komisariatin e Policisë erdhën disa telefonata të qytetarëve që ankoheshin për një person që qëllonte me armë. Menjëherë efektivët shkuan për të kontrolluar zonën, duke bërë të mundur identifikimin e një 48-vjeçari, me iniciale A.G. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, të gjitha pa lejen përkatëse. Ndërkohë që në zonë u gjetën edhe 6 gëzhoja, të qëlluara me fishek manovër.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Qëllonte në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, çon në pranga 48 vjeçarin. Policia gjen e sekuestron 4 pistoleta sportive që përdoren me fishekë manovër dhe përshtaten dhe si armë zjarri, si dhe një shotgun me shënjestër optike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Prifitit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.
Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Dosja.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Prej ditës së hënë, 24 Janar, Dosja.al dhe portale të tjera në vend kanë pësuar probleme në aksesin e m...
TIRANË-Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur një tjetër tender të dyshimtë që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh, për të cilin fituesi do t...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vendosur që të konsumojë një kafe me biznesmenin, Pëllumb Salillari. ...
PUKË – Rënia e konsiderueshme e temperaturave ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Pukë. Akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz, rrugët e Iba...
BEOGRAD– Europoli ka përgjuar një bisedë të një prej krerëve të bandës së E-së ka përgjuar një bisedë në të cilën kreu i bandës “Kavaç”, Radoje Zvi...
LUSHNJE – Avokatët e Lushnjes kanë protestuar kundër shkrirjes së Gjykatës Administrative të qytetit lidhur me reformën e qeverisë për shkrirjen e institu...
SHKODËR – Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë sërish për këtë bashki në 6 mars. Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të Pa...
LEZHË – Angli Stafuka dhe Erald Pajtani janë shpallur të pandehur nga Prokurori e Lezhës lidhur me shpërthimin me tritol të një ndërtese të biznesmen...
KORÇË– Qarku i Korçës po përballet prej disa ditësh me temperatura disa gradë nën zero duke sjellë që këtë fundjavë qyteti juglindor të...
KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të prangosurit e operacionit “Storm”. Të pr...