Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tenderi i FSHZH/Dritan Agolli i jep 400 mln lekë shefit në restorantin e djalit
29 Janar 2022, 09:30Nga DOSJA
TIRANË-Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur një tjetër tender të dyshimtë që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh, për të cilin fituesi do të duhet të përgatisë një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur, e është “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.
Deri këtu nuk ka asnjë problem! Veçse ka! Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agollit. Në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj.
Pra edhe njëherë! Dritan Agolli, shefi i FSHZH-së, shpalli fitues kompaninë në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani. Ky i fundit punon në restorantin e djalit të Dritan Agollit. Të jetë e gjitha një rastësi kjo? Për më tepër, çfarë do të gatuhet vallë për këtë projekt saqë kostoja është kaq e madhe? Ka një menu? Pse nuk bëhet publike? Se si popull nuk i kemi në menunë e përditshme haviarin e tartuvin…
(k.m./dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vendosur që të konsumojë një kafe me biznesmenin, Pëllumb Salillari. ...
PUKË – Rënia e konsiderueshme e temperaturave ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Pukë. Akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz, rrugët e Iba...
LUSHNJE – Avokatët e Lushnjes kanë protestuar kundër shkrirjes së Gjykatës Administrative të qytetit lidhur me reformën e qeverisë për shkrirjen e institu...
SHKODËR – Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë sërish për këtë bashki në 6 mars. Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të Pa...
LEZHË – Angli Stafuka dhe Erald Pajtani janë shpallur të pandehur nga Prokurori e Lezhës lidhur me shpërthimin me tritol të një ndërtese të biznesmen...
TIRANË– Juristja Enida Bozheku ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të hequr fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e ...