LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestë në ‘5 maj’: Zaptues është ‘Fiku’, ky shtet më kriminel se turku e serb

29 Janar 2022, 09:26 Nga DOSJA
Protestë në ‘5 maj’: Zaptues është

TIRANË – Banorët e zonës së “5 majit” kanë dalë sërish në protestë për banesat e shembura dhe ato që janë planifikuar se do të prishen në vijim nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit. Për “Faxnews”, ata shprehën indinjatën e tyre për sjelljen e autoriteteve shtetërore ndaj tyre. ç

Njëri prej qytetarëve tha se ai ka jetuar e punuar në këtë zonë që prej vitit 1992 duke shtuar se një kompani italiane që erdhi para 30 vitesh për të investuar aty, u njoh si pronar i ligjshëm i territorit, ndërsa vetë qytetari konsiderohet si zaptues. Ndër të tjera, ai theksoi që nëse shteti dëshiron t’i largojë banorët e “5 majit”, t’i kompensojë duke u kthyer mbrapsht paratë e marra. Qytetari e quajti shtetin shqiptar më kriminel se shteti serb e turk.

“Edhe ne që do na shembin pas 10 ditësh, ku do na strehojë bashkia? Nuk kërkojmë mëshirë. Më gjej një akt që unë në 30 vite i kam kërkuar diçka, bashkia e ka detyrim. Kemi ecur ferrave të Greqisë, vjen shteti jot nuk zbaton ligjet e veta. Le kur thotë ai Veliaj që më thotë më besoni. Pse ti besoj? E ka pronën e vet? Me ligjet nuk ka marrëveshje fjalësh, por juridike. Kam 29 vjet që jetoj në këtë banesë. Na thonë zaptues. Nuk jemi zaptues. Kjo firma italiane me VKM ka ardhur në 1992, unë kam punuar. Ai del me letra, ne jo. është skandaloze. Kemi derdhur djersë, taksa këtu. Edhe për këto rrugë i kemi paguar. Për ndërtesat kemi paguar 20% TVSH. Kur vjen puna na thotë i paligjshëm. Të na kthejnë lekët 20% plus vlerën e Shqipërisë e të na thonë jeni prej 30 vitesh të paligjshëm, me mirësjellje ikni, merrni rrugët. është shtet më kriminel se turku, serbi”, u shpreh qytetari në “5 maj”.

Një tjetër banor i “5 majit” i hodhi poshtë etiketimet e bashkisë së Tiranës ai dhe qytetarë të tjerë të kësaj lagjeje janë zaptues të paligjshëm të territorit. Ai tha se nuk ka asgjë kundër familjeve që kanë mbetur pa banesa nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai akuzoi dhe opozitën si të përfshirë në këtë skemë të ndarjes së përqindjeve të projektit të ‘Unazës së Madhe’.

“Jo, nuk më ka ardhur njoftimi. është një pazar i madh, vjedhje e madhe. Ka pjesë qeveria, opozita. Në ato apartamente. Nuk na llogarisin ne. Përveç vjedhjeve. Nuk u kërkojmë se Zapton ai fiku Tiranën, jo ne. Kemi bërë shtëpi, sjemi zaptues, kemi paguar takse. Ato 30 katshe në qendër, do i bëjë këtu. Të bëhen transparentë metrat që do jenë, sa janë të prekur nga tërmeti, sa do dëmshpërblehen? Psh, do marrin 10%, Rama mbahet mend për përqindjet që ka marrë nga koha e bashkisë. Ai s’heq dorë. Edhe banorët e tërmetit kanë të drejtë, se janë dhënë fonde. Nuk kemi gjë me ata të tërmetit, me ato vjedhjet që bën bashkia, qeveria edhe opozita. Ka një vit, i kam njoftuar, sot kujtohen. Nënë Lizën nuk e kanë sistemuar, i kanë prishur shkallën”, deklaroi për “Faxnews” banori i “5 majit”.

E moshuara Liza Marku, e cila ishte dje në Komisionin e Ligjeve tha se ajo nuk do të largohet nga banesa e saj e shembur nëse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk firmos dokumentat e shpronësimit.

“Pa firmën e kryebashkiakut Veliaj, nuk lëvizim nga këtu. Pse nuk erdhi dje në Komisionin e Ligjeve? Po jetojmë në rrënojat e banesave të shembura”, tha Liza Marku.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2022, 08:11

Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë dru...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen