6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
LEZHË– 3 persona janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndryshme në Lezhë, gjatë të cilëve janë sekuestruar 50 kg kanabis. Gjatë finalizimit të operacioneve ‘Munella’ dhe ‘Kaçinari’ që janë zhvilluar të dy brendave 12 orëve, janë prangosur Vitor Lleshi dhe Paulin Nikolli. Dy trafikantët u kapën me thasët me kanabis në duar në mes të dëborës në fshatin Domgjon, ndërsa me vete kishin 31 kilogramë e 600 gramë kanabis. Gjatë aksionit të koduar “Kaçinari”, u arrestua Besmir Çupi, ndërsa u procedua në gjendje të lirë babai i tij i identifikuar me inicialet, P.Ç. Gjatë kontroll në banesën e 36-vjeçarit u gjetën 18 kg kanabis.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Lezhë
Brenda 12-orëve, finalizohen 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor “Munella” , vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”, vihet në pranga 36-vjeçari, procedohet në gjëndje të lirë babai, si dhe sekuestrohen 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Operacionet nga strukturat e DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe në terren të thyer malor.
Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, personave të shpallur në kërkim apo që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses, brenda 12 ,orëve, në kushte të vështira të motit , 2 operacioni policore ,në kuadër të të cilëve, janë venë në pranga 3 shtetas dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë dru...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore historinë e tragjike të një të moshuare në Fier. (k....
BRUKSEL– Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme. Lajm...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, do të ketë ulje të temperaturave, ndë...
FIER– Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Fier, ku një grua e moshuar u gjet e ngrirë së ftohti në banesën e saj. Liljana Sema, 67 vje&ccedi...
TIRANË– “Gallup” ka publikuar një sondazh lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhënien me aleatët. Në sondazhin e zhvilluar janë ngritu...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është nisur drejt Anverse, Belgjikë. Vetëm pak ditë pasi një atentat i realizuar në këtë zonë i mori jetën ...
SPANJË- Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë franceze dhe policinë lokale të Cambrils dhe Calafell, ka çmontuar një organizatë krim...
DURRËS- Dy persona janë proceduar personalisht në Durrës, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Mësohet se një 53-vjeçar me iniciale A.Z...
RRËSHEN- Prej më shumë se 30 vjetësh në arsim, mësuesi Fran Gjini ka dhënë lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në gjimnazin e Rrëshenit. Tani në prag pens...