LIVE UPDATES
Aktualitet

Në prag pensioni, mësuesi i Gjuhë-Letërsisë rezulton i agrobiznesit

28 Janar 2022, 21:41 Nga DOSJA
Në prag pensioni, mësuesi i Gjuhë-Letërsisë rezulton i

RRËSHEN- Prej më shumë se 30 vjetësh në arsim, mësuesi Fran Gjini ka dhënë lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në gjimnazin e Rrëshenit. Tani në prag pensioni dhe pas publikimit të listës së pagave, Frani konstaton se rezulton si mësues agrobiznesi. Në këtë moment Frani i drejtohet redaksisë së emisionit “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Meqënëse jam në prag të pensionit dhe kam edhe 2 vite për të dalë në pension, unë mora indicien nga publikimi i të dhënave për pagat dhe hyra te adresa e-Albania për të parë nëse kanë kaluar rregullisht sigurimet shoqërore që të jem i përgatitur kur të vijë data e daljes në pension. Aty figuroj me siguracione të paguara si mësues agrobiznesi që në vitin 2011. Unë jam i emëruar në gjimnazin e Rrësheni si mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe për shkollat e mesme. Lënda e agrobiznesit s’është fare në kurrikul sepse agronomia është mbyllur që në vitin 1993. Ky është absurd, unë me këtë pagë mbaj 5 frymë”, thotë mësuesi Fran Gjini.

Gazetarja e emisionit Stop, së bashku me mësuesin, iu drejtuan gjimnazit të Rrëshenit, për të kërkuar shpjegime mbi profilin e punës së Franit. Drejtoresha, e cila ka marrë këtë detyrë 2 muajt e fundit, thotë se Franin e ka mësues Gjuhë-Letërsie, por ajo nuk ka një ankesë për këtë çështje.

Gazetarja: A e ke dosjen e mësues Franit këtu?

Drejtoresha: Të gjithë mësuesve. Në qoftë se më ka ngritur një ankesë mësuesi në fjalë dhe unë nuk e kam shqyrtuar ankesën e tij, më keni pro. Unë nuk kam asnjë lloj ankese.

Denoncuesi: Ju sapo keni ardhur. S’keni faj ju.

Drejtoresha: Po! 2 muaj kam.

Gazetarja: A jepet lëndë agrobiznesi në këtë gjimnaz?

Drejtoresha: Pyete zotërinë!

Gazetarja: Çfarë profili jepni ju?

Drejtoresha: Unë, gjuhë-letërsi!

Denoncuesi: Tani e ka marrë detyrën.

Drejtoresha: Dhe njëherë, unë nuk kam asnjëlloj ankese nga personi në fjalë.

Gazetarja: Shkruaje një ankesë! Po çfarë zgjidhje do t’i japësh drejtoresha, që thua nuk kam ankesë, nuk kam ankesë? Franin si e njeh drejtoresha? E njeh si mësues agrobiznesi?

Drejtoresha: Pse si agrobiznesi e kam si mësues këtë unë? Unë e kam mësues gjuhë-letërsie në çdo lloj dokumentacioni.

Më pas, gazetarja dhe mësuesi shkuan në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mirditë, ku takuam shefin e sektorit Renuar Kola. Ky i fundit u shpreh se e njeh mësues Franin, pasi i kishte dhënë edhe atij vetë Gjuhë-Shqipe. Problemin sipas tij, e kanë sigurimet shoqërore. Nga ana tjetër, financieri i zyrës e pranoi që është bërë një gabim dhe ai do të ndryshohet që nga viti 2011 e deri tani.

“Ky ka qenë mësues i imi, i lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Në sistemin e Zyrës Arsimore Mirditë profesori është i regjistruar si mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sa na përket ne si Zyrë Arsimore dhe dosjen e profesorit që e kemi hedhur në sistem, ky rezulton si mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Tani gabimi që qenka hedhur atëherë, specialisti përkatës do bëjë shkresën dhe do i drejtohemi institucionit për ta rishikuar”, u shpreh shefi i sektorit në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mirditë.

Pas ndërhyrjes së Stop, problemi i mësuesi Fran Gjini u zgjidh dhe do t’i ndryshohet statusi nga mësues agrobiznesi në mësues i Gjuhës dhe Letërsisë.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fran gjini renuar kola rreshen fran gjini renuar kola rreshen

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen