LIVE UPDATES
Aktualitet

PS zyrtarizon kandidatët për 6 marsin, mungon Lushnja. Emrat e mundshëm nga PD

28 Janar 2022, 11:35 Nga DOSJA
PS zyrtarizon kandidatët për 6 marsin, mungon Lushnja. Emrat e

TIRANË– Partia Socialiste ka zyrtarizur sot pesë nga gjashtë kandidatët që do të garojnë për gjashtë bashkitë e vendit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Gjithçka u konkretizua në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua në selinë rozë. Mbledhja nisi në orën 17:30 dhe dy orë më pas, drejtuesit politikë që qarqeve deklaruan emrat e përgjedhur. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Ishte Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier ai që tha se ka kërkuar një anketim publik për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë Lushnje. Para kamerave, Balla tha se ka pasur shumë kandidatë dhe duke pasur parasysh problematikat në këtë bashki, referuar arrestimit të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, emri s’është zgjedhur ende. Gjithsesi, afat për publikimin e kësaj candidature, Balla vendosi ditën e martë, 1 shkurt.

Emri i parë që u zyrtarizua ishte ai i Emirjana Sakos. Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se Sako, kryetarja e komanduar për Bashkinë e Durrrësit do të jetë kandidatja e PD-së për 6 marsin. Sako u komandua në krye të Durrësit pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Shkodrën e konfirmoi Edona Bilali. Menjeherë pas Gjiknurit, Bilali tha se Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për këtë bashki. Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit.

Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, jashtë radhëve të politikës. Ishte Ulsi Manja, ai që tha se Spahiu, 55 vjeç një menaxher, njeri me vizion e me karrierë të gjatë në administratën publike e atë bankare do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Në vendin e tij u komandua Shkëlqim Murrja. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së, deklaroi drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit dha edhe emrin e kandidatit për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera.

Nga ana tjetër, sot Partia “Fryma e Re Demokratike” e Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të krijojë koalicion. Pritet që në këtë proces të bashkohet edhe Komisioni i Rithemelimit në PD, i cili do t’i përzgjedhë kandidatët e vet nëpërmjet primareve. Partia Demokratike është regjistruar gjithashtu, por ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat. Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua ditë më parë pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

Emrat që përfliten për PD e Komisionin e Rithemelimit të PD

Një prej të propozuarve për të kandiduar si kryetar bashkie në Shkodër nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ardit Qylybyli është tërhequr nga gara. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka zgjedhur që mos të marrë pjesë në garën primare të djelën. Për Bashkinë Lushnje nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatët për kryetar bashkie në Lushnje. Ka qenë Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD ai që ka shpallur emrat, pasi anëtarësia e PD në Lushnje do të votojë të dielën për primaret, ku do të zgjidhet kandidati për kryetar bashkie. Ata janë: Arben Zajmi, Jurist-Ekonomist; Elton Bano, Jurist; Eurion Iliazi, Mësues; Indrit Qerimi, Mësues.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kandidat për primaret, tërhiqet nga gara për kryebashiak të Shkodrës Ardit Qylybyli

Balla s’jep emër për Lushnjen: Jua them të martën, ka shumë kandidatë

Veliaj: Mbështesim Memollën në Rrogozhinë, Vorën ia besuam psikologut

Manja zyrtarizon kandidatin e Dibrës: Rrahim Spahiu, menaxher e njeri me vizion

ZYRTARE/ Majlinda Angoni, kandidatja e PS-së për Bashkinë e Shkodrës

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Gjiknuri: Në Durrës, kandidate Sako

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, FRD dërgon shkresë për regjistrim në KQZ 

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, LSI dërgon në KQZ shkresën për regjistrim

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni për rithemelimin e partisë demokratike partia demokratike partia socialiste rama mbledh kryesine 28 janar 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni për rithemelimin e partisë demokratike partia demokratike partia socialiste rama mbledh kryesine 28 janar 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para