Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Ambasada e SHBA ka bërë thirrje për mbështetjen e policëve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme në luftën e tyre kundër krimit. Në reagimin e saj, ambasada kërkon që të hiqet dorë nga çdo formë kërcënimi ndaj policisë dhe prokurorëve, pavarësisht se kush është i pandehur.
Sipas ambasadës, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë një sistem profesional dhe të paanshëm të drejtësisë.
Reagimi i plotë
Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.
Pas këtij reagimi, erdhi edhe thirrja e fortë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Përmes rishpërndarjes së reagimit të ambasadës së SHBA-ve, Kim u bëri thirrje të gjithë kriminelëve që të mos bëjnë ndikime apo ‘blerje’, sepse s’i shpëtojnë dot drejtësisë.
Gjatë javëve të fundit, SPAK ka kryer dy operacione të bujshme. I pari ishte arrestimi i 22 komisionerëve në Durrës, të cilët akuzohen për manipulim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa gjatë kësaj jave, SPAK sekuestroi pasuritë e pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit.
Gjithashtu me urdhër të SPAK, u sekuestrua sot edhe ish-Hotel Vollga në Durrës, një pjesë e të cilit i përkiste Emiljano Shullazit, i cili ka kaluar në regjimin ’41 bis’.
(g.sh;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR -Në votimet e pranverës së ardhshme, banorët e qarkut Dibër do të zgjedhin një deputet më pak. Kjo për shkak se në regjistrat e gjendjes civile është...
TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet ekspertit të Ekonomisë, Dorjan Teliti, ka vijuar me denoncimet për shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit nga qe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë dhe të mbështesë kërkesat e bizneseve. Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se ...
TIRANË– Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarrolli ka denoncuar se koncesioni Milot-Fier është një aferë e pastër korruptive....
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi, shkruan se janë konfirmuar denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës. Në një p...
TIRANË- U rikthye në selinë blu, 3 vjet pas kritikave të forta që i bëri Lulzim Bashës. Por akujt mes Genc Rulit dhe liderit demokrat janë shkrirë me shpej...
TIRANË-Zv.kryeministri Erion Braçe, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin. Në ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i është përgjigjur Institutit të Shëndetit Publik dhe kërkon shpjegime nga ministrja e Shëndetësi...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë disa foto të familjarëve të personave të prekur nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi në...
TIRANË-Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar planin e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone të mëdha, të cilat ai i quan Vilajete. Në një ...