LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Çfarë nënkuptojnë kërcënimet e Putinit me “kundërpërgjigje rrufe”?

1 Maj 2022, 13:15 Nga DOSJA
Analiza e DW: Çfarë nënkuptojnë kërcënimet e

Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton një sulm potencial rus kundër vendit të tyre. Letonia ndan me Rusinë një kufi të përbashkët, si edhe një të shkuar të përbashkët sovjetike, e cila këtu përcaktohet qartë si pushtim. Që nga vitet 90-të vendet balltike janë sërish të pavarura. Dhe ata duan të mbeten të pavarura. Sidomos këto kohë. Që nga agresioni rus kundër Ukrainës shumë janë të alarmuar, sidomos ata që nuk i morën seriozisht paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane.

Për shumë vetë fjalët e Putinit në një takim me fuksionarë të lartë në Shën Peterburg tingëlluan alarmuese. Nëse dikush përzihet drejtpërdrejt në luftë, kërcënoi Putini, vendi do të reagojë rrufeshëm. “Ne i kemi të gjitha instrumentet për këtë”, tha kreu i Kremlinit dhe “nuk do të mburremi me to. Ne do t’i vemë në përdorim, nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që këtë ta dinë të gjithë.” Vendimet përkatëse për këtë janë përpiluar ndërkohë.

Më shumë se vringëllima shpatash?

Po cilat saktësisht? Eksperti i pavarur ushtarak rus, Juri Fjodorov nuk e përjashton që Putini me këtë ka parasysh armët atomike, sepse kërcënimi i drejtohej vendeve, që kanë ndërkohë armë atomike, para së gjithash SHBA dhe Britania e Madhe. Në bisedë me DW, Fjodorov thotë se “Putini dhe këshilltarët e tij janë të mendimit, se Ukraina nuk mund të mundet me armët e njohura. Kremlini i sheh armët atomike si mjetin e fundit, pra ajo armë që përcakton se si përfundon lufta.” Por krahas armëve atomike, presidenti rus mund të ketë pasur ndërmend edhe raketën supersonike ruse, Zirkon, mendon Fjodorov, një raketë që sulmon objektiva në det  dhe në klasifikimin e NATO-s quhet SS-N-33. Raketa Zirkon fluturon shpejt, por jo shumë larg, 300-400 km. “Megjithatë Putini e preferon këtë raketë, dhe është shumë krenar.”

Eksperti ushtarak dyshon në efektivitetin e Zirkon. “Shpejtësia e lartë ka rëndësi për shkatërrimin e objektivave të lëvizshme në det, me qëllim që të mos largohen shumë nga pika e objektivit.” Por shumica e objektivave në tokë janë të palëvizshme, prandaj aty nuk luan ndonjë rol të madh shpejtësia. “Krahas kësaj raketa duhet që me rifutjen në atmosferën e dendur të reduktojë shpejtësinë, ndryshe ajo digjet.”

Reagim pas Ramsteinit

Për Andrej Kolesnikov nga ish-qendra Carnegie e Moskës (që duhej të mbyllej me urdhër të qeverisë në prill 2022) deklaratat e Putinit janë reagim pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në bazën amerikane,Ramstein në Gjermani. Sipas Kolesnikovit “gjithçka që ai thotë nuk ka karakter strategjik, por taktik, reaktiv dhe oportunist.” Putini mund t’i ndryshojë planet sipas gjendjes, vëren eksperti. “Nëse thuhet, se çdo gjë shkon sipas planit, nuk e di askush, se si është ky plan dhe çfarë qëllimesh ka.” Ndoshta Putini, nuk ka aspak qëllime fikse, por reagon sipas situatës. “E varet se çfarë ndodh në Perëndim dhe në front.”

Kolesnikov shikon pa dyshim tek Putini dikë “që është futur në një farë mase në një qorrsokak dhe po reagon gjithnjë e më brutalisht.” Edhe retorika e tij është bërë më brutale. “Ai nuk ka qenë ndonjëherë i gatshëm për dialog, por në situatën e tanishme, negociatat janë për të thjesht me karakter fakultativ. “Kurse eksperti rus për çështjet e politikës, Abas Galjamov nuk u jep shumë rëndësi fjalëve të Putinit dhe i quan ato propagandë e pastër.

Ai e krahason Putinin me një tigër. “Të gjithë e kanë kuptuar, se tigri është prej letre. Ai duhet t’ua tregojë të gjithëve, që nuk është kështu, por nuk mund të bëjë gjë, prandaj i mbeten vetëm fjalët, që kërkojnë të bindin të tjerët, se kreu i Kremlinit është ende i fortë. Galjanov konstaton: “Kemi faktet; Rusia ka sulmuar, ka krime lufte dhe një mbrojtje heroike të ukrainasve.” Për politikanët perëndimorë janë këto fakte vendimtare për vendimet e tyre, sipas Galjanov, i cili nuk beson, se pas kërcënimit të Putinit, tani perëndimi “do të ecë në një drejtim tërësisht tjetër.”/DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota andrej kolesnikov lufta ukraine-rusi vladimir putin andrej kolesnikov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit