LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza e Reuters: Pse Rusia dikton çmimin e gazit

24 Shkurt 2022, 16:56 Nga DOSJA
Analiza e Reuters: Pse Rusia dikton çmimin e gazit

TIRANË- Çmimet evropiane të gazit u rritën me më shumë se 30% të enjten, pasi forcat ruse nisën një pushtim të Ukrainës. Reuters analizon se pse Rusia ka kaq shumë ndikim në tregjet e gazit të Europës, madje edhe në vendet që Rusia nuk i furnizon drejtpërdrejt.

Me sa gaz furnizon Rusia

Evropa mbështetet tek Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Pjesa më e madhe vjen përmes tubacioneve duke përfshirë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për në Gjermani, Nord Stream 1, i cili shkon drejtpërdrejt në Gjermani dhe tubacionet përmes Ukrainës. Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidh tregjet e brendshme të gazit të Europës.

Jo të gjitha vendet marrin furnizim direkt nga Rusia, por nëse vende të tilla si Gjermania, konsumatori më i madh i gazit rus, marrin më pak nga Rusia, ata duhet ta zëvendësojnë këtë nga diku tjetër, për shembull, Norvegjia, dhe kjo ka një efekt negativ në gazin e disponueshëm për vendet e tjera. Si rezultat, lajmet mbi furnizimet ruse shkaktojnë po aq paqëndrueshmëri në çmimet e gazit britanik sa në ato në Europën kontinentale, edhe pse Britania zakonisht merr më pak se 5% të gazit të saj nga Rusia.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Europian do të jetë në gjendje të përballet me disa ndërprerje të importeve të gazit nga Rusia. Një dimër i butë ka bërë gjithashtu që rezervat e gazit në Europë të jenë më të larta sesa pritej, megjithëse ato mbeten pranë nivelit më të ulët në pesë vite. Megjithatë, çmimet e gazit pritet të mbeten të larta dhe disa vende europiane kanë dredhuar miliarda euro në masa për të mbrojtur familjet nga ndikimi i kostove të larta rekord të energjisë.

Çfarë ka ndodhur me ofertën ruse

Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha të enjten se eksportet e gazit nëpërmjet Ukrainës janë normale dhe në përputhje me kërkesat e konsumatorëve. Analistët presin që Rusia do të vazhdojë të furnizojë me gaz Europën, duke sjellë në vëmendje furnizimet e pandërprera ruse në Europë gjatë krizës së Krimesë në 2014/15. Flukset në vitin 2021 përmes tre tubacioneve kryesore të Rusisë drejt Europës arritën në 37,409 gigavat orë/ditë (GWh/d), sipas të dhënave të Refinitiv Eikon, nga 41,263 GWh/d në 2020 dhe 49,431 GWh/d në 2019.

Çfarë po ndodh me Nord Stream 2

Rusia ka thënë se Nord Stream 2, i cili mund të dyfishojë kapacitetin vjetor të eksportit të gazit të Moskës në Baltik, mund të sigurojë lehtësim për tregun europian të gazit. Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërpreu të mërkurën certifikimin e gazsjellësit pasi Rusia njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore si të pavarura. Uashingtoni të mërkurën vendosi gjithashtu sanksione ndaj kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e tubacionit.

Nord Stream 2 AG është një firmë e regjistruar si zvicerane, kompania mëmë e së cilës është gjigandi shtetëror rus i gazit Gazprom. Meqenëse tubacioni nuk ishte funksional, masat e marra nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur një ndikim të menjëhershëm në furnizim. Megjithatë, tregtarët prisnin që të siguronin furnizime me gaz deri në fund të vitit dhe kjo ka bërë që çmimet për dërgesat e ardhshme të rriten. Kontrata holandeze për dorëzime në tremujorin e katërt 2022 u rrit me 35% të enjten në 114 euro/MWh. Kontrata britanike e Dimrit 2022 u rrit 31% në 290 paund.

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi çmimi i gazit konflikti ukraine-rusi lufta ukraine-rusi nord stream 2 ag ursula von der leyen çmimi i gazit konflikti ukraine-rusi lufta ukraine-rusi nord stream 2 ag ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj