LIVE UPDATES
Bota

Analizë: A ka në plan Vladimir Putin të hyjë në aleanca ushtarake me Kinën…

4 Dhjetor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Analizë: A ka në plan Vladimir Putin të hyjë në aleanca

RUSI-Në një takim të Klubit Valdai disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara presidenti rus Vladimir Putin bëri një koment mjaft interesant. I pyetur nëse ishte e mundur të mendohej krijimi i një aleance ushtarake midis Kinës dhe Rusisë, Putini u përgjigj.

“Është e mundur të imagjinohet diçka e tillë.… Ne nuk ia kemi vendosur vetes këtë synim. Por, në parim, as nuk do e përjashtojmë atë,“-ka thënë ai.

Sakaq, për shumë vite presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarë të lartë rusë kanë thënë se nuk kanë në plan asnjë aleancë me Kinën. Moska dhe Pekini jo gjithmonë përkojnë në interesat e tyre.

Duke u futur në detaje, Kina nuk i njeh Abkazinë ose Osetinë e Jugut si kombe të pavarura dhe e cilëson zyrtarisht Krimenë si pjesë të Ukrainës. Ndërsa, Rusia, nuk i njeh pretendimet kineze ndaj Detit të Kinës Jugore dhe qëndron e distancuar ndaj mosmarrëveshjeve territoriale të Kinës. Vendimi i saj, vjen pasi nuk dëshiron të rrezikojë të përfshihet në një konflikt të madh për interesat e partnerit të saj.

Por, shpjegimi logjik ndaj refuzimit të Putinit për të përjashtuar një aleancë ushtarake me Kinën, mund të qëndrojë jo tek marrëdhëniet e Rusisë me Kinën, por me Perëndimin.

Që prej ri-shtrirjes të shumë reklamuar të Rusisë në Lindje, pas rënies së marrëdhënieve të saj të acaruara me Shtetet e Bashkuara dhe BE në vitin 2014, Moska ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar partneritetin e saj me Pekinin, duke u fokusuar kryesisht tek ekonomia dhe siguria.

Projekte të mëdha si ndërtimi i gazsjellësit “Power of Siberia” dhe sipërmarrjeve të tjera në fushën e energjisë, gati e kanë dyfishuar në më pak se një dekadë pjesën e tregtisë kineze, në vëllimin e përgjithshëm tregtar të Rusisë nga 10 për qind në vitin 2013, në gati 18 për qind vitin e shkuar.

Edhe bashkëpunimi ushtarak ka arritur në një nivel të ri. Rusia i ka shitur Kinës pajisjet më të fundit, si avionët luftarakë Su-35 dhe sistemet raketore S-400. Ndërkohë të dyja vendet po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në një shkallë gjithnjë e më të madhe, dhe në një zonë gjeografike gjithnjë e në zgjerim, nga Baltiku në Detin e Kinës Jugore.

Por nëse për Rusinë, që po vuan sanksionet e Perëndimit, Kina po bëhet një partnere gjithnjë e më e rëndësishme, që do të ishte e vështirë të zëvendësohej, për Pekinin, Moska mund të zëvendësohej lehtësisht, pasi shumica e asaj që merr Kina mund ta blejë dhe diku tjetër. Edhe roli i armëve ruse do të zvogëlohet, teksa teknologjia kineze e mbrojtjes po përparon në mënyrë të pashmangshme. Përveç kësaj, sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, po e bëjnë gradualisht Rusinë të ndërvarur nga Kina për teknologji strategjike civile, siç janë sistemet 5G.

Ndonëse alternativat evropiane (si Ericsson dhe Nokia) dhe kineze (Huaëei dhe ZTE) janë të pranishme në tregun rus, perspektiva e sanksioneve të reja, dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare, i bëjnë më të preferuara kompanitë kineze.

Gjithsesi, varësia e Rusisë nga Kina nuk ka arritur ende një nivel kritik. Tek e fundit, argumentohet në Moskë, nëse gjatë krizës së Ukrainës në vitin 2014 Rusia mundi ta sfidonte partneren e saj kryesore të BE-së, ndërsa varej shumë nga tregjet, teknologjia dhe financat evropiane, atëherë Kremlini mund të mbrojë interesat e tij me po aq forcë dhe në rastin e një grindje me Kinën.

Por nëse marrëdhëniet me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkeqësohen gjatë 10-15 viteve të ardhshme, dhe roli i Kinës si një partnere tregtare dhe burim i teknologjisë vazhdon të rritet, atëherë Pekini mund të ketë në dispozicion mjetet për t’i bërë presion Moskës.

Nëse në vitin 2014, Kremlini e kishte të paktën ndonjë alternativë ndaj Perëndimit me Kinën, në mesin të viteve 2030 mund të mos ketë asnjë alternativë ndaj Kinës dhe Rusia mund ta shohë veten tërësisht të ndërvarur ndaj klientit të saj të vetëm.

Përveç kësaj, Moska nuk mund të mos e vërë re se gjatë viteve të fundit, Pekinit ka nisur t’i pëlqej përdorimi i “armëve” ekonomike si sanksionet, embargot dhe tarifat, për të ushtruar presion ndaj vendeve të tjera, siç po shihet nga lufta tregtare që po ndodh aktualisht midis Kinës dhe Australisë.

Vitet e fundit, Moska është përpjekur ta shfrytëzojë çështjen e afrimit të saj me Pekinin, për të bërë presion ndaj Perëndimit me perspektivën e një blloku kino-rus, që merr formë me synim detyrimin e zbutjes së politikës perëndimore ndaj Rusisë.

Kjo qasje ka nisur të japë rezultat me BE-në, siç dëshmohet nga intervista e presidentit francez Emmanuel Macron për “The Economist” vitin e kaluar, por dhe nga interesi i madh për lidhjet Kinë-Rusi në Berlin, dhe shumë kryeqytete të tjera evropiane.

Por as BE, dhe as vendet e veçanta evropiane, madje edhe ato aq të fuqishme sa Gjermania dhe Franca, nuk mund të kufizojnë afrimin ruso-kinez, pa koordinuar përpjekjet e tyre me Shtetet e Bashkuara. Qëndrimet e SHBA-së ndaj aleancës në zhvillim midis Moskës dhe Pekinit janë të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në pushtët të presidentit Barack Obama, shumë zyrtarë të lartë besuan se afrimi ishte i pasinqertë, pasi të dyja vendet nuk i zunë besë njëra-tjetrës, teksa në Rusi ekziston frika e një zgjerimi demografik kinez në Lindjen e Largët. Administrata e Donald Trump e mori sfidën më seriozisht, por përpjekjet e SHBA-së për t’u pozicionuar në majë të trekëndëshit SHBA-Rusi-Kinë dështuan dhe veprimet e administratës Trump vetëm sa e forcuan boshtin Rusi-Kinë.

Reagimi ndaj afërsisë në rritje të Kinës dhe Rusisë, nuk ka gjasa të jetë një prioritet për ekipin e politikës së jashtme të Joe Biden. Por kjo çështje do të dalë në mënyrë të pashmangshme në diskutimet midis ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Presidenti i zgjedhur e konsideron Kinën si një “rivale serioze” të Shteteve të Bashkuara në betejën për udhëheqjen globale dhe Rusinë si një “kundërshtare”edhe më armiqësore të fuqive të mëdha. Prandaj Uashingtoni nuk mund t’i injorojë marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës.

Moska e di mirë se shqetësimi kryesor i Shteteve të Bashkuara është afrimi ushtarak i Moskës dhe Pekini dhe më konkretisht përdorimi i teknologjisë ruse për të rritur potencialin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Problemi kryesor për SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë, është skicimi i një strategjie realiste, që do të merrte parasysh rëndësinë e çdo lloj marrëdhënie të afërt mes Rusisë dhe Kinën. Shqetësimi  për Kremlinin është të ketë arritur afrim me rusin dhe të jetë e aftë të ndryshojë politikën për të stabilizuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, duke ruajtur në të njëjtën kohë marrëdhëniet me Pekinin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine rusi kine rusi

Sondazh

Poll
Bota 4 Dhjetor 2020, 16:03

Një epokë e re në Malin e Zi

Të premten (04.12) Mali i Zi përjeton ndërrimin e parë demokratik të qeverisë. Parlamenti në kryeqytetin, Podgoricë gjatë ditës voton qeverinë e re, tek e cila ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj